Liderët e G7 reagojnë ndaj sulmit rus në qendrën tregtare të Ukrainës: Krim lufte!

Të paktën 18 persona u vranë nga një sulm rus me raketa në një qendër tregtare në qytetin ukrainas Kremenchuk.

Rreth 1000 civilë vlerësohet se ishin brenda qendrës në kohën e sulmit rreth orës 15:50, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

Udhëheqësit e grupit G7 të shteteve më të pasura – të cilët janë duke u mbajtur takim në Gjermani – e dënuan sulmin si “të neveritshëm”.

“Sulmet pa dallim ndaj civilëve të pafajshëm përbëjnë një krim lufte”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët.

Rusia është fajësuar për sulmin, i cili gjithashtu la të plagosur të paktën 59 persona dhe ka frikë se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet.

About Redaksia

Check Also

Zgjatet me 2 ditë të tjera marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit

Katari njoftoi se është arritur një marrëveshje për të zgjatur armëpushimin në Rripin e Gazës …

Leave a Reply