Berisha: Bashës dhe Alibeajt nuk ua këshilloj të vijnë në protestën e 7 korrikut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar të gjithë demokratët të jenë pjesë e protestës që do të zhvillohet në 7 korrik. Në një intervistë në Euronews Albania kreu i PD tha se, ftesa është për të gjithë shqiptarët me përjashtim të ‘Alibashës’, referuar këtu Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës.

Për këtë të fundit, kreu i PD Sali Berisha deklaroi se nuk do t’ia këshillonte që të vinin në protestën e 7 korrikut pasi iu kujton tradhtinë demokratëve.

“Dje kryesia e PD ka vendosur t’u bëjë thirrje të gjithë deputetëve të saj, veç ‘Alibashës’, që është i marë peng nga qeveria.

Bashës nuk ia këshilloj të vijë në protestë, se u kujtojnë gjëra që s’duhet t’i kujtojnë demokratëve.”-tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply