Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim deklaron se protesta është një e drejtë e qytetarëve.
Duke komentuar protestën e thirrur nga Partia Demokratike dhe Shoqëria Civile, Kim ka theksuar se me rëndësi është zbatimi i ligjit dhe që protesta të jetë paqësore.
“Është e drejta e të gjithë qytetarëve që të protestojnë, me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, ka thënë Kim.
Këto komente ambasadorja amerikane i bëri në nisje të aktivitetit të Dhomës Amerikane të Tregtisë.