Protesta e opozitës po bën xhiron e botës. Një nga gazetat më të rëndësishme në botën perëndimore, zvicerania 20Minuten, shkruan se, demonstruesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Shqipëria në rrezik- mijëra njerëz protestojnë kundër qeverisë”, titullohet shkrimi.
“Në kryeqytetin shqiptar, Tirana, demonstruesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai akuzohet për korrupsion mes të tjerash”, thekson gazeta.
“Në fjalën e tij, kreu i opozitës, Sali Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen. Ai e akuzon atë për korrupsion, vjedhje dhe sjellje autoritare. Nën moton ‘Shqipëria në rrezik’, mbështetësit e Berishës marshuan para selisë së qeverisë në qendër të kryeqytetit shqiptar. Tubimi ishte i qetë”.
“Më herët, ish-presidenti dhe veterani politik njoftoi se demonstrata e të enjtes do të shënonte fillimin e një sërë protestash që synojnë rrëzimin e Ramës.
Në vitin 1992, Berisha ishte presidenti i parë i zgjedhur lirisht pas përfundimit të komunizmit. Ai ishte kryeministër nga viti 2005 deri në vitin 2013. Ai drejtoi gjithashtu Partinë Demokratike nacionaliste deri në vitin 2013”.