Boçi: Vetëm një urrejtje e pakufi mund t’i bëjë Shqipërisë atë që i ka bërë Edi Rama

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me shifrat e largimeve të shqiptarëve nga vendi. Në një status në rrjetet sociale, Boçi shkruan se, shqiptarët sot në numra janë më pak se në vitin 1982.

“Në gati një dekadë popullsia në vend është tkurrur me 15%. Në 5 vitet e fundit janë larguar 220 mijë shqiptarë. Vetëm në vitin 2021 nga Shqipëria u larguan 42 mijë qytetarë!”, shkruan ai.

E vetmja mënyrë për ndalur largimin masiv të qytetarëve, thekson Boçi, është rezistenca kundër qeverisë.  Shqiptarët janë edhe më të fortë pas 7 korrikut, shton numri dy i PD, dhe kjo do të provohet javët në vijim.

Reagimi

Vetëm një urrejtje e pakufi mund të shtyjë një kryeministër t’i bëj Shqipërisë atë që i ka bërë Edi Rama.

Qindra e mijëra shqiptarë me valixhe në duar për të hyrë në dyert e Europës, si një shpëtim nga një regjim që i ka marrë të tashmen dhe rrezikon t’i marrë edhe të ardhmen.

Në gati një dekadë popullsia në vend është tkurrur me 15%. Në 5 vitet e fundit janë larguar 220 mijë shqiptarë. Vetëm në vitin 2021 nga Shqipëria u larguan 42 mijë qytetarë!

Miq, shqiptarët që ikin nuk janë shifra!

Ata janë fëmijët,vëllezërit dhe motrat tona. Janë gjaku jonë, që zgjedhin të vetmen mënyrë për të ndezur një fije shprese për jetët e tyre.

Çdo qytetar që largohet lë një boshkllëk, jo vetëm në familjen e tij, por në të gjithë shoqërinë. Është e trishtë njësoj, kur largohet një student, mjek, inxhinier, mësues, punëtor, sipërmarrës, hidraulik, teknik, shofer, polic!

E vetmja mënyrë për ta ndaluar këtë largim masiv është rezistenca!

Dhe në fakt qetësia është prishur.

Kush e mendoi protestën e 7 korrikut si një grumbullim rastësor, apo të nxitur politikisht qytetarësh, gabohet rëndë. Ata që nuk e lexojnë revoltën e qytetarëve për ta përkthyer në akte tërheqjeje dhe dorëheqjeje gabohen rëndë. Rrjedhimisht edhe përgjigjen do ta marrin shpejt.

Mes mijëra qytetarëve, në atë protestë kishte shumë të rinj. Nga ata të rinj që po i bëjnë rezistencë thirrjes së brendshme për të bërë gati valixhet dhe për t’u larguar.

Ata të rinj do të mbajnë gjallë ëndrrat e një shoqërie të tërë për ndryshim!

Koha po vjen për gjithësecilin!

Kush i ka menduar të dobët dhe të fjetur shqiptarët mesazhin e mori në 7 korrik, por përgjigjen do ta marrë edhe më të fortë në javët dhe muajt e ardhshëm!

Sepse, “Një njeri mund të mashtrojë një tjetër për një kohë, mund të mashtrojë edhe një popull për njëfarë kohe, por kurrë nuk mund të mashtrojë një popull të tërë për të gjithë jetën”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD do të bëjë gjithçka për të garantuar votën e diasporës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha u shpreh gjatë konferencës për shtyp se, Partia Demokratike do …

Leave a Reply