Pas denoncimit të Berishës, Ministrja pranon se vaksinat janë të skaduara

Ministria e Shëndetësisë reagoi të shtunën, pas denoncimit të kryetarit të PD, Sali Berisha, se vaksinat anti-COVID ishin të skaduara dhe po u injektoheshin qytetarëve.

Në deklaratën e shpërndarë në llogarinë e Facebook të Ogerta Manastirliut, pranohet se vaksinave u ka tejkaluar afati, por duke shtuar se ato janë të sigurta dhe të cerfikuara nga FDA dhe EMA.

Po sipas saj, vendimi për shtyrjën e afatit është bërë për të gjitha shtetet nga kompania Pfizer/BionTech sipas një kalendari që lidhët me kohën e prodhimit të vaksinave.

“Vaksinat janë të sigurta dhe të çertifikuara nga institucionet ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë së barnave, FDA dhe EMA. Shtyrja e afatit të vaksinave sipas një kalendari që lidhet me kohën e prodhimit është bërë për të gjithë shtetet e botës nga kompania Pfizer/BionTech dhe është miratuar nga FDA dhe EMA. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e përpjekjeve dezinformuese që synojnë ta përdorin shëndetin e tyre për politikën e ditës, por t’u referohen vetëm institucioneve që kanë përgjegjësinë të mbrojnë shëndetin e tyre”, thotë Manastirliu.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka shkruar në denoncimin e tij se është informuar nga një mjek, se janë urdhëruar nga Ministria e Shëndetësisë të vazhdojnë vaksinimin e popullsisë me dozat e Pfizer, të cilat në fakt skadojnë në korrik.

Denoncimi përforcohet edhe nga shkresa zyrtare që e shoqëron e datës 24 qershor 2022 si dhe nga skandenca që shkruhet realisht mbi shishkën e vaksinës.

Berisha e ka dënuar ashpër këtë urdhër dhe e ka cilësuar një “akt të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm për shëndetin e njeriut”.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply