Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Qytetarët e shumtë, që kanë dalë në protestën e thirrur nga shoqëria civile, po marshojnë drejt Kryeministrisë.

Fillimisht qytetarët kanë protestuar përpara Ministrisë së Brendshme.

Aty ka pasur momente tensioni, pasi qytetarët tentuan të futen te sheshi kryesor para ministrisë.

Më pas qytetarët mbajtën një minutë heshtje për vogëlushen që humbi jetën kur u godit nga skafi i drejtuar nga një zyrtar i lartë policor.

Ndërkohë më pas, turma nisi marshimin drejt Kryeministrisë.

Protestës i është bashkuar kryetari demokrat, Sali Berisha, dhe lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

About Redaksia

Check Also

Rama injoron amerikanët për skandalin me Porto Romanon/ “E dimë se kush jeni, por nuk do ju pyesim…”

Rama ka injoruar amerikanët për skandalin me Porto Romanon një ditë pas e-mailit të dërguar …

Leave a Reply