Protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin, tensionohet situata para Ministrisë së Brendshme

Tensionohet situata në protestën e thirrur nga qytetarët për vrasjen e 7-vjeçares nga një shef policie në Himarë. Pas thirrjes së aktivistit Altin Goxhaj, qytetarët kanë tentuar të thyejnë kordonin dhe kanë kërkuar të spostohen më përpara Ministrisë së Brendshme.

“Prindër, vëllezër dhe motra, gjyshër dhe gjyshe, policia na ka vendosur një rreth këtu. Policia nuk ka forcë të vendosë gardh. Ne nuk kemi armë, ata kanë armë, ne nuk kemi kobure ata kanë automatik, ne nuk kemi asgjë përveç duarve tona. Iu bëj thirrje të gjithëve të dalim aty te sheshi i Ministrisë së Brendshme. Të gjithëve…,” tha Goxhaj.

Pas thirrjes së Goxhajt, situata është tensionuar dhe qytetarët kanë përparuar drejt ministrisë. Ata kërkojnë largimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply