Njeriu kurajoz

Nga Luçiano BOÇI

HASAN ÇOTA, miku im i mirë dhe i çdo njeriu që e njohu, sot ka mbyllur sytë.
E bëri betejën për jetën me instiktin e një luftëtari të paepur, pa u trishtuar asnjëherë dhe pa u dorëzuar asnjë çast.
Me një kurajo të jashtëzakonshme.
Ashtu siç dinte t’i bënte vetëm ai!
Buzëqeshjet e sinqerta të shoqëruara me batutat e përheshme mirëndashëse, nuk i ndau asnjëherë.
Ishte gjithmonë në vijën e parë të betejave tona politike, në zonën më të vështirë.
Me atë këmbënguljen e vet epike, mençurinë e respektin që impononte, arrinte gjithmonë rezultat.
E megjithatë qëndroi përherë Ai modesti, larg “shpërblimeve” dhe pretendimeve, i gatshëm të përballte sfidën e rradhës politike.
Hasani ishte një PD-ist tipik plot vlera e virtyte, shok e mik i vërtetë, njeri me ideale, baba i pakrahasur e gjysh ëndrrash!
Familjarët humbën të shtrenjtim e tyre.
Partia Demokratike humbi një drejtues brilant.
Shokët e miqtë njeriun e gëzimeve dhe halleve.
Qyteti humbi një qytetar model, kontributor të përkushtuar.
Ndriçofsh në parajsë miku e bashkëpunëtori im i ngushtë!
Të qoftë dheu i lehtë!
Do mbetesh i paharruar Hasan Çota!

About Redaksia

Check Also

Pse SPAK-u po bëhet strukturë shumë qesharake…

Nga Redin HAFIZI Kushdo që e mbron SPAK-un po e bën këtë strukturë shumë qesharake, …

Leave a Reply