Meta: Fugën me Ramën, larvën e bashkisë dhe Tao Tao-n i ka kapur paniku nga opozita e vërtetë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi nga kampingu veror i Jalës hetimin e nisur nga SPAK. Meta deklaroi për Syri Tv se Endri Fuga me porosi të kryeministrit Edi Rama, përpiqet të largojë sa më shumë shtatorin duke prodhuar lajme qesharake në bashkëpunim me larvën e bashkisë Erion Veliaj dhe Tao Tao-n.

“Shprehet herë në emër të Autoritetit të Dosjeve, tani duke angazhuar SPAK-un. Fuga me porosi të Ramës përpiqet të largojë shtatorin duke prodhuar lajme qesharake”, tha Meta.

Më tej ai shpreh se Ramën e ka kapur paniku nga opozita e vërtetë që ka përballë ndërsa shtoi se institucionet e shtetit kontrollohen të gjitha nga kryeministri Edi Rama.

“Institucionet shtetërore kontrollohen nga Edi Rama, kryeministër në largim. Nuk dua t’ia di për çfarë po hetohem. Përdorimi i drejtësisë për qëllime politike është shumë e shëmtuar”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Grabitet selia e PL, rrjeti i komunikimeve elektronike dhe…

Petrit VASILI Partia e Lirisë është përballur me një ngjarje të tipit mafioz, karakteristike e …

Leave a Reply