Meta: Dy njerëz kanë probleme ligjore në Amerikë, gruaja e Bilalit dhe ai i Muzinit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në SYRI TV lidhur në lidhje me një padi të ish-deputetit Halit Valteri, që bën fjalë për një pagesë të dyshimtë lobimi që ai e ka bërë në SHBA.

Gazetari Bledian Koka nga studio e lajmeve në SYRI TV, ka pyetur Metën nëse po zhvillohen hetime për këtë çështje, apo tjetër.

“Që ta kuptoni ju këtë gjë, po të kishte ndonjë shqetësim për këtë çështje, do të kishte nisur hetimi në Amerikë, nuk do të kishte ngelur këtu që ta nisnin këta teveçelët e Shqipërisë.

E dyta; mes Shqipërisë dhe SHBA-së ka një marrëveshje ekstradimi edhe kur të kenë dëshirë, Ilir Meta shkon edhe atje, se ka më shumë shqiptar se këtu, sepse Ramoviçi po i largon shqiptarët që të sjellë ata bangladeshasit që të punojnë arat e kanabisit.

Tjetra, në Amerika ka dy njerëz që kanë probleme ligjore. Është gruaja e Bilalit (Edi Rama) që ka shkelur ligjin amerikan që ka marrë në qafë edhe një njeri atje, që është në burg dhe e ka mbyllur atë çështje në bashkëpunim, pra ka pranuar.

Dhe e dyta është edhe ai i Muzinit (Lulzim Basha). Këta të dy janë me probleme në Amerikë. Nuk di të ketë ndonjë politikan tjetër me probleme”, është shprehur Meta.

About Redaksia

Check Also

Boçi: Bardhi ka paraqitur prova kundër vëllait të Edi Ramës, SPAK detyrim të hetojë!

Debati nëse ka kallëzim ose jo për vëllain e Edi Ramës në SPAK, ishte në …

Leave a Reply