Nga Leandër Prifti
“Një paralele midis prishjes talebaneske të Teatrit Kombëtar dhe prishjes në mënyrë të jashtëligjshme të pub-it (Pijetores) Carlton Tavern në Londër në vitin 2015 nga ndërtues të pa skrupullt dhe zyrtarë të korruptuar në Bashkinë e Londrës.
Pub-i Carlton Tavern u ndërtua në vitin 1922 dhe u shëmb në mënyrë të paligjshme në vitin 2015 nga ndërtues që më së shumti kërkonin tokën për shkak të lokacionit. Carlton Tavern ishte e vetmja ndërtesë në atë rrugë që u shpëtoi bombardimeve naziste të operacionit Blitz gjatë Luftës së II botërore.
Para një jave një Gjykatës në Gjykatën e Kilburn vendosi që Carlton Tavern do rindërtohet aty ku ishte ashtu siç ishte me shpenëzimet e ndërtuesve të cilët e kishin blerë pub-in me mënyra korruptive dhe më pas pub-i do t’i nënshtohej një ankandi të ri me kushtin që nuk do ndryshonte destinacion apo strukturë”.
Kjo është Kauza e Qëndrestarëve dhe Mbështetësve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Dënim penal për shembësit barbarë të Teatrit Kombëtar dhe, me paratë e tyre:
TEATRI ATY DHE ASHTU SIÇ ISHTE.