Genti Çela: Pogradeci është i harruar, Rama u tall me qytetin para pak ditësh

Genti Çela
Kryetar i PD Pogradec

Pogradeci prej gati 1 dekade është i shpërfillur. Mungojnë totalisht investimet serioze nga qeveria. Për të shkuar në Tushemisht, në një nga fshatrat më të bukur të Shqipërisë, kalohet në një rrugë të tmerrshme. Nga rilindja urbane nuk ka përfituar asnjë projekt.

Rama para pak ditësh ishte këtu me kryebashkiakët dhe premtoi se në 2030 Pogradeci do të jetë në krye të turizmit.

Kjo është një fyerje, sepse të kalosh në 2030, në gjithë këto vite është të thuash hapur që Pogradeci është i harruar.

Mbyllja e gjykatës është një plagë që po hapet dhe do të vazhdojë. Unë ftoj të gjithë ne që jemi këtu dhe ata që duhet të ishin këtu, që të dalin nga prangat e nënshtrimit dhe të themi që jemi njerëz të lirë, liri që e kemi fituar në vitin 1991.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply