Berisha: Dy anijet që do ankorohen në Vlorë, do e ndotin zonën në mënyrë të tmerrshme

Problemet e tyre, përveç çmimeve që janë stratosferike, po kaq të tmerrshme janë problemet që lidhen me mjedisin.

Këto nuk janë termocentrale, por gjeneratorë gjigant, që funksionojnë me naftë D2, naftë e rëndë, që ka në përbërjen e vet, 50 miligram për litër, squfur, e ndaluar për tu përdorur.

Me këtë toksicitet, ai do të krijojë një ndotje në Vlorë, të barabartë sikur të shtohen 100 mijë makina në Vlorë.

Sikur në Vlorë të qarkullojnë 100 mijë automjete, me nga 6 litra secila dhe këto të bëjnë nga 100 km rrugë në qytet.

Eksperti më konfirmon, se ato harxhojnë 600 ton naftë të rëndë D2 në ditë. A mund të rrihet në Vlorë me këtë situatë. Korrupsioni të verbon në çdo gjë.

Edi Rama ka mashtruar qytetarët kur ka deklaruar se këto punojnë me gaz. Këto nuk punojnë me gaz, por janë gjenerator që punojnë vetëm me naftë D2, tmerrësisht të pasur me squfur. Imagjinoni ju, 100 mijë makina me karburant me squfur.

E dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë megaaferë të tmerrshme të qeverisë.

About Redaksia

Check Also

Trump sulmon prokurorin: Do hetohet, është i korruptuar, mund të ekzekutojë njerëz

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të …

Leave a Reply