Berisha: Ja pse Rama nuk bashkëpunon me Kosovën për energjinë

• Berisha: Rama mund të bashkëpunonte me Kosovën për energjinë, por jo, sepse ai e ka burim vjedhjeje këtë sektor

Kur ne ishim në qeveri, kishte vetëm një problem, ai i transmetimit, pasi Serbia në mënyrë plotësisht antitreg, mbante monopolet e transmetimit në rajon.

Mbi këtë bazë Serbia bllokonte edhe funksionimin e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.

Pasi Gjermania i tregoi kartonin e kuq, dhe i tha se po e bëre këtë, kemi edhe ne një mjet tjetër për ty, të shkëpusim nga rrjeti evropian.

E kështu Serbia u tërhoq nga ajo praktikë.

Edi Rama mund të merrej vesh me qeverinë e Kosovës dhe të vendoste trurin e përbashkët të digave dhe TEC-eve, i cili i kursen Shqipërisë e Kosovës, të paktën 20%.

Ata janë termo, do të thotë natën, sasia e energjisë që prodhojnë TEC-et nuk konsumohen në Kosovë, dhe mund ta merrte Shqipëria e digat shkonin drejt një normalizimi.

Nuk e bën këtë sepse e kanë burim kryesor, vjedhjeje. E tani luajnë me shëndetin e qytetarëve të Vlorës. Khulna e Bangladeshit nuk ka asnjë lidhje me Vlorë.

Vlora është gji i thellë, ka Karaburunin, Sazanin. Problemet janë shumë komplekse.

Kërkoj me urgjencë rishqyrtimin e këtij vendimi.

Me 700 mln euro, ndërtohen minimumi 3 TEC-e si i Vlorës. Dhe TEC-et e kthejnë investimin brenda 7 vitesh.

Por ky e la prej 9 vitesh dhe nuk mori një tub nga Semani ta qonte te TEC-i i Vlorës, por e futi në një proces me një çmim më të shtrenjtë se sa ka kushtuar ndërtimi i tij.
Është një katastrofë kjo që po ndodh.

About Redaksia

Check Also

Arrestimet politike nuk na frikësojnë! Rinia do të ngrihet më 20 shkurt, ashtu si para 35 vitesh, për lirinë dhe kundër hajdutërisë!

DEKLARATË PËR MEDIA, NËNKRYETARI I FRPD, JURGEN SPAHO Nëse Edi Rama mendon se do të …

Leave a Reply