Gazetari Hoxha, dyshime se pas zhdukjes së Martinajt qëndrojnë struktura krimi të lidhura me pushtetin, incidenti me Ramën

Zhdukja e Ervis Martinajt është shoqëruar me një mister të madh në vend pasi ka raportime për eliminimin fizik të tij, por edhe se është larguar vetë nga skena për të shmangur goditjen nga kundërshtarët.

I ftuar në studion e lajmeve të ABC, gazetari investigativ Artan Hoxha zbardhi detaje të rendësishme në lidhje me zhdukjen e Martinajt. Sipas tij, nuk ka më gjurmë të tij që nga pasditja e datës 9 gusht ku ai dërgoi dy SMS, njërën ndaj familjes dhe njerin për t’i gjetur ushqim këlyshit të tigrit që mbante në shtëpi.

Por, perse duhej larguar nga skena Ervis Martinaj?

Hoxha tha se Martinaj ishte në tre banka të nivelit të dytë në Shqipëri dhe ishte kthyer në një problem edhe për personazhe të njohur të biznesit në Shqipëri, ndërkohë që problematikat nisin në vitin 2013 me operacionin kundër lojërave të fatit “Fundi i Marrëzisë”.

Sipas Hoxhës, një pjesë e mirë e tregut të lojërave të fatit kur PS mori pushtetin ishte nën ndikimin e Martinajt dhe Elvis Doçit. Ky i fundit madje kishte mbështetur të majtën gjatë fushatës me para dhe mjete për të lëvizur.

Gazetari tregon se në këtë moment u mor vendimi që të goditeshin lojërat e fatit dhe të kaloheshin nën kontrollin e njerëzve pranë qeverisë. Ndërkohë, në shtator të vitit 2013, Elvis Doçi ia shet makinetat e tij Ervis Martinajt dhe vetëm pak javë më pas policia nis operacionin “Fundi i Marrëzisë”.

Hoxha thotë se Martinaj dyshoi se Doçi e dinte për operacionin që do të ndodhte dhe prandaj ia shiti Martinajt biznesin kundrejt 4 milion eurove.

“Martinaj i thotë Elvis Doçit se ai e dinte për operacionin që do të ndodhte dhe se ose duhej t’i lironte makinetat ose t’i kthente paratë mbrapsht. Në këtë situatë i bëhet atentat më pas Elvis Doçit te Komuna e Parisit. Atëhere u dyshua Martinaj, por nuk pati prova”, shprehet Hoxha në studion e ABC.

Episodi i dytë sipas Hoxhës ku ka dalë sërish në pah Martinaj është ai i vitit 2015 ku u vra Enton Nika në zonën e Linzës në Tiranë.

Gazetari nxjerr në pah edhe një episod tjetër, i cili sipas tij ka ndikuar shumë në “prerjen e biletës” ndaj Ervis Martinajt.

Sipas tij, gjatë vitit 2017-2018 Ervis Martinaj blen dy vila në zonën e Surrelit, pikërisht përballë vilës së kryeministrit Rama. Madje, gazetari shton se edhe Martinaj, edhe Rama lëviznin me eskorta në të njëjtën zonë duke rrezikuar që edhe të përplaseshin ndonjëherë.

“Fakti që Martinaj shkoi dhe iu vendos Kryeministrit m’u përballë dhe u mor si lloj sfidë”, tha Hoxha duke shtuar se episodi tjetër ishte masakra e ish-Bllokut në tetor 2018. Në atë episod u plagos Martinaj dhe u vra një prej personave të afërt të tij.

Po ashtu, gazetari shprehet se Ervis Martinaj ishte përplasur fizikisht me dy biznesmenët më të fuqishëm në Shqipëri.

“Ka ndodhur një vrasje në një prej restoranteve më të njohura përballë kryeministrisë”, tha Rama duke kujtuar edhe vdekjen e një gardisti në atë kohë.

Hoxha u ndal edhe të një plan për të ngritur një kompani të re bastesh të quajtur “Bast Arena”, gjë e cila sipas tij do ta nxirrte komplet nga loja Martinajn.

“Tre personave që donin të futeshin te kjo kompani iu ështrë dërguar SMS ku iu kërkuar që të mos ndërhynin në këtë treg. Të gjithë pjestarët e kësaj kompanie u kontaktuan dhe iu tha se nëse ju futeni aty do të keni pasoja”, tha Hoxha duke shtuar se të gjitha këto episode, krahas konflikteve me grupet e tjera kriminale bën që përballë tij të krijohen një skuadër vrasësish profesionistë me financa të mëdha për ta eliminuar.

Vijon të jetë e mbuluar me enigma të mëdha historia e Ervis Martinajt, i cili prej disa javësh rezulton i zhdukur. Mbi fatin e tij ende nuk dihet asgjë, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Në studion e ABC, duke diskutuar për këtë ngjarje, gazetari Artan Hoxha e krahasoi historinë e Martinajt me atë të Pablo Escobar. Gazetari kujtoi njësinë “Los Pepes” që u krijua nga kundërshtarët e Escobarit për të eliminuar këtë të fundit.

Sipas tij, diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit, ku ka pasur një seri vrasjesh. Gazetari u shpreh se 6-7 grupe të mëdha u bashkuan për të goditur Ervis Martianjn, siç thotë ai “për ta nxjerrë jashtë loje”. Hoxha shprehet se kundërshtarët u bashkuan, pasi nuk mund ta thyenin dot ndryshe Martinajn.

Lexo edhe: Zhdukja misterioze e Ervis Martinajt, deklarata e Artan Hoxhës: Si e bëri revolucionin në krimin e organizuar, “bleu kokat”

“Dërgon një skuadër me armatim dhe makina që ne do ti shohim gjatë këtyre ditëve. U gjet një e djegur. Janë ndërruar disa makina atë ditë. Është një skuadër e frikshme. Kur del është shumë e shtrenjtë. Cfarë ka ndodhur? Këtë situatë e kam parë vetëm me Escobarin. U krijua një njësi Los Pepes dhe kjo njësi u krijua në momentin që qeveria, policia kolumbiane, kur kartelet, nuk po e thyenin dot. Krijuan këtë njësinë. Kjo u krijua nga atë afërmit e policëve të vrarë, e ortakëve që kishte ekzekutuar. Dhe u furnizua me informacion nga DEA. Kjo njësi filloi të ekzekutonte një nga një ushtarët financuesit, organizatorët. Ai bënte të njëjtën gjë që bënte Martinaj, dilte në mes të qytetit me taksi. Nuk ka pasur kurrë një hetim dhe krime që bëri kjo njësi.

Një organizim i ngjashëm u bë në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit. 6-7 grupe të mëdha u bashkuan, pranuan edhe konflikt vetëm për të nxjerrë jashtë loje Ervis Martinajn. Ata përdorën të gjitha lidhjet. Pjesë e kësaj strukture u bënë ish pjesëtarë edhe të forcave të zbatimit të ligjit. Ai goditej vazhdimisht dhe nuk reagonte dot.

Në mos se agjencitë e zbatimit të ligjit janë palë, po mbyllin sytë? Pse u bë gjithë kjo? Nuk mund ta thyenin dot ndryshe. Kjo njësi duke përfituar edhe nga goditjet, edhe presioni i shtetit. Martinaj ishte në kërkim për dëshminë e Dumanit. Ishte i dënuar nga shkalla e parë për ngjarjen në Bllok”, u shpreh Hoxha. /abcnews.al

About Redaksia

Check Also

Kamioni merr zvarrë qytetarin në mes të Tiranës

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Raportohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published.