Përse dha dorëheqjen Drejtori i Policisë?

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është larguar nga detyra. Nano ka dhënë dorëheqjen nga detyra në kulmin e zhvillimeve kriminale në Shqipëri.

Pa mbushur një vit, Nano është larguar ndërsa ngjarja më e rëndë, ajo e zhdukjes së Ervis Martinajt nuk është zbardhur. Nano i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarizimi i largimit nga detyra do të bëhet pasnesër (ditë e mërkurë) në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku do të jepet edhe emri i drejtorit të ri.

Gledis Nano mori drejtimin e Policisë së Shtetit në tetor të 2021-ës pas problemeve që i paraprinë Ardi Veliut në drejtimin dhe menaxhimin e trupës policore.

Mos Nano e ka parë të pamundur të vazhdojë të drejtojë një strukturë policore të inkriminalizuar politikisht ku ai nuk mund të bëjë asgjë prë ta sjellë në binarë këtë polici? Kujtojmë këtu rastin tragjik të Himarës me skafin qe drejtohej nga një efektiv policie.

Përveç rritjes së kriminalitet pyetja që shtrohet është nëse ka pasur ndonjë arsye tjetër në këtë dorëheqje? A ka lidhje dorëheqja e Nanos me zhvillimet e pritshme politike në vend gjatë javëve të ardhshme?

Ndoshta Nano nuk ka dashur të përdorej më tej me axhendën politike të Ramës në polici në një kohë që revolta popullore sa vjen dhe rritet dhe këtë dorëheqje ja ka kërkuar vetë Rama?

About Redaksia

Check Also

Shpërthejnë depozitat e ujit në shkollën 9-vjeçare që u rindërtua nga qeveria pas tërmetit

Kanë shpërthyer depozitat e ujit në shkollën 9-vjeçare ‘Vëllezërit Haradinaj’ në Durrës e cila u …

Leave a Reply

Your email address will not be published.