“Lahuni të shtunën se të dielën do lajmë rrobat me dorë”!

Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku ka shpërndarë një video të shkurtër me disa këshilla për përdorimin e lavatriçes. Në video thuhet se lavatriçja duhet përdorur sa më pak brenda javës dhe se rrobat duhen larë me 30 gradë e jo me temperaturë të lartë. Kjo metodë, thuhet në video, do të mundësojë kursimin e energjisë elektrike.

‘Kursejmë energjinë që ta kemi!’, shkruan Balluku krahas videos.

Në komentet e postimit të ministrit, përveç atyre që e mbështesin, ka edhe të tjerë që ironizojë. ‘Dhe lahuni te shtunën se te dielën do lajme rrobat me dore’, shkruan dikush.

Postime apo deklarata të ngjashme janë bërë më herët nga ministrja. Në një tjetër reagim disa ditë më parë, ajo i porositi qytetarët të fikin dritat kur dalin nga banesat dhe të shmangin ndriçimin e panevojshëm.

‘Kursimi i energjisë elektrike në ditët e sotme, në kushtet e një krize botërore, është detyrë për çdo qytetar. Përpara se të dilni nga shtëpia sigurohuni që të gjitha dritat të jenë të fikura. Shmangni ndriçimin e panevojshëm, gjatë kohës që jeni në shtëpi’, shkruante Balluku në FB.

Vetëm ministrja, në një intervistë televizive lajmëroi se në muajin tetor, konsumatorët familjarë që konsumojnë më shumë se 800 kilovat/orë energji elektrike në muaj, ‘do të faturohen me vlerën e tregut’.

Ndërkohë, raportohet se rezerva energjetike e kaskadës së Drinit ka rënë më shpejtësi dhe se çmimet e energjisë në bursë po prekin majat.

Disa ditë më parë, opozita denoncoi se qeveria po përgatit të prodhojnë energji elektrike përmes dy anijeve-gjeneratorë që do të sjellë dhe ndotje të konsiderueshme për mjedisin. ‘Kostoja për dy vite qira del mbi 761 milionë euro’, tha ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat, duke e quajtur projektin një aferë korruptive.

About Redaksia

Check Also

Kërkohet dyfishimi i çmimit të biletës së urbaneve

Operatorët kryesorë të transportit urban ngrenë shqetësimin e mosstabilizimit financiar të sektorit e ndikuar nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published.