Zbulohet shkaku i dorëheqjes së Nanos, marrëdhënie të tensionuara me ministrin Çuçi

Lajmi për një dorëheqje të mundshme të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano ka qarkulluar prej ditës së djeshme dhe sot mediat ishin në pritje të një konfirmimi ose mohimi gjë që nuk ka ndodhur.

Gazetari i Euroneës, ka treguar bisedën që kishte zhvilluar me drejtorin e policisë para se ai të largohej nga zyra paraditen e së hënës, ku nuk u kthye për pesë orë.

Sipas gazetarit, Nano e ka cilësuar situatën një sulm të përqendruar ndaj tij, ndërsa është shprehur nuk i kuptonte arsyet e aludimeve për një largim të tij.

“Në mëngjes kam pasur një bisedë me drejtorin e policisë përpara se të largohej nga zyra mëngjesin e sotëm. Ai më saktësisht: është një sulm i përqendruar se edhe ai vetë s’e kuptonte arsye mbi këto aludime që ishin hedhur”, u shpreh gazetari.

Gazetari nuk mohoi zërat për një krizë në radhët e policisë, pasi kriminaliteti është rritur, ndërsa zbardhja e ngjarjeve ka qenë shumë e ulët.

“Po të flasim për spekulime, flitet për marrëdhënie të tensionuara mes drejtorit të përgjithshëm dhe ministrit të Brendshëm”, u shpreh gazetari.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply