Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano?

Gledis Nano është larguar nga detyra. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i emëruar me bujë vjeshtën e vitit të shkuar është ka dhënë dorëheqjen nga detyra në kulmin e zhvillimeve kriminale në Shqipëri.

Pa mbushur një vit, Nano është larguar ndërsa ngjarja më e rëndë, ajo e zhdukjes së Ervis Martinajt nuk është zbardhur. Ngjarjet kriminale dhe situata ku ndodhet Policia e Shtetit janë arsyet kryesore të largimit të Nanos, bëjnë me dije burimet nga policia.

Burime kofidenciale bënë të ditur për Dosja.al se, Nano i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarizimi i largimit nga detyra do të bëhet pasnesër (ditë e mërkurë) në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku do të jepet edhe emri i drejtorit të ri.

Lajmi i dorëheqjes së Nanos u publikua nga disa media, ndërsa zëdhënësi i shtypit, Genti Mullai deklaroi se, “Drejtori i Përgjithshëm është në detyrë, nuk ka dhënë dorëheqje”.

 

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply