Më 5 shtator 2022 parashikohet të luhet në Mynih një ndeshje futbolli midis një skuadre bavareze dhe një të Tel Avivit «për të treguar aleancën midis të dy vendeve». Por një njeri ve një bombë në stadium. Fillon kështu seriali i Sky «Munich Game». Flasin skenaristët.
On this day: Munich Olympics massacre – CBS News
Pamjet në bardhezi që shfaqen në fillimet e serialit televiziv Munich Game janë atë të 50 viteve më parë. Flaka olimpike; flamuri i lojërave; një burrë me tuta sportive që me një automatik në krahë lëviz në çati; shtypi që popullon zonën; titujt e gazetave gjermane që ulërijnë: «16 TË VDEKUR!»; arkivolet e mbështjella me flamurin izraelian dhe së fundi fotografia e një njeriu me një kapuç të rënë mbi fytyrë: imazhi simbol i «masakrës së Mynihut» të ndodhur gjatë Olimpiadës së vitit 1972, kur rreth orës 4 të mëngjesit të 5 shtatorit një komando e organizatës teroriste palestineze “Shtatori i Zi” hyri në qytezën olimpike duke marrë peng një grup atletësh izraelianë. Gjithçka do të përfundonte me ndërhyrjen fatkeqe të policisë gjermane dhe një bilanc tragjik. 17 të vdekur (titulli i gazetës së cituar nuk përcillte bilancin e plotë): 11 atletët e sekuestruar, 5 sekuestruesit dhe 1 polic gjerman.
Pas këtyre filmimeve, projektohemi në 2022. Një burrë me kapuç vendos një bombë nën stadiumin olimpik të Mynihut. Këtu, 50 vjet nga masakra, më 5 shtator parashikohet një ndeshje miqësore. Do të luhet futboll midis një skuadre gjermane, FC München 08, dhe një izraelianeje, Halutzi Tel Aviv, e organizuar, shpjegon një njoftuese në televizion, për të «treguar aleancën e fortë midis Gjermanisë dhe Izraelit». Kërcënimi i ri i tmerrshëm, në 50 vjet nga atentati, imagjinohet nga seriali televiziv i Sky Original Munich Game, prodhim gjerman (midis Amusement Park Films, CBS Studios dhe Sky Studios), që më 30 shtator debuton në Italia tek Sky dhe në streaming tek Now. Ajo që e krijoi ka qenë izraeliania Michal Aviram, ish skenariste e serialit Fauda (që në Itali mund të shihet në Netflix): «Imazhi i terroristit në ballkon më ka mbetur e ngulitur në mendje», rrëfen Aviram për «La Lettura» që në Zoom e takon bashkë me gjermanin Martin Behnke (Berlin Alexanderplatz, 2020) që me të ka shkruar skenarin.
Një imazh dhe një pyetje, kështu ka lindur ideja e Munich Game, rindërton Aviram: «Kam pyetur veten: 50 vite më pas, ajo tragjedi do të ishte akoma e mundur? Çfarë ka ndryshuar? Më 1972 nuk kisha lindur akoma, por ajo ngjarje ka mbetur aq e ngulitur në kulturën izraeliane qe traumatike edhe për mua». Me bashkëpunimin e Martin Behnke, ideja është vënë në zjarr, por qysh nga fillimi Michal Aviram e kishte plotësisht të qartë se nuk do të donte të realizonte një rindërtim të fakteve të 1972. «E kam gjetur shumë tërheqëse këtë pikënisjeje», rrëfen Behnke: «E shikojmë sot dhe sesi të gjitha palët e përfshira atëhere kanë ende raporte komplekse, në vend që të gërmojnë dhe të hetojnë atë që ka ndodhur më ’72, siç të tjerë do ta bëjnë shumë mirë». Ose e kanë bërë, si Steven Spielberg në vitin 2005 me Munich, ku përqëndrohet mbi hakmarrjen izraeliane, «Operacionin Zemërimi i Zotit».
«30 vite pas Shoahut, vazhdon Aviram, hebrenjët izraelianë qenë kthyer në Gjermani për një ngjarje të pasur kështu me shpresë, për të celebruar sportin, njerëzimin e bashkuar, duke menduar për pushtetin një farë mënyre të tejkalonin atë kaq të tmerrshme që kishte ndodhur… Por e kaluara nuk mëson asgjë, gjëra të tmerrshme kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin. Në serial historia kërcënon të përsëritet. Jemi nisur nga një vend shumë i dhimbshëm për të ndërtuar një thriller mjaft të tendosur». Një «thriller politik», e quan Behnke. Çfarë ndodh në Mynihun e 2022 të imagjinuar nga Aviram dhe Behnke? Ngjarja është plot me shpresa dhe tensione. Oren Simon (Yousef Sweid), agjent i Mossadit — shërbimit sekret izraelian — intercepton në darkweb ekstraktin e një videoloje: një qëllim i gjithçkaje ku shënjestrat janë hebrenjët e pranishëm në stadiumin e Mynihut për ndeshjen përkujtuese.
Menjëherë alarmohen autoritetet gjerhame, që po monitorojnë që gjithçka të dalë për mirë, për të ribërë atë që kishte ndodhur në vitin 1972. Oren shoqërohet nga skuadra e Landeskriminalamt (LKA) që mbikëqyr operacionet e policisë. Do t’i duhet të punojë në kontakt të ngushtë me agjenten Maria Köhler (Seyneb Saleh), gjermane me origjinë libaneze. Vetëm spektatorët e kanë parë bombën. Protagonistët shikojnë kërcënimin, du, kur dhe nga ana e kujt. Menjëherë dyshimet bien mbi islamistët që jetojnë në zonë. Por zgjidhja nuk do të jetë aq e lehtë. «Tregojmë sesi faktet e ’72 kanl nënkuptuar gjëra kaq të ndryshme për njerëz të ndryshëm, përtej prejardhjes», vazhdon Aviram. «Masakra qe një traumë për shoqërinë izraeliane, por edhe për atë gjermane, për mënyrën sesi u soll policia, një aspekt që e trajtojmë tek Munich Game, ku shohim pasojat e asaj traume pas dekadash. Asgjë jashtë nga realitet, ku ajo histori nuk është mbyllur akoma».
Thrilleri i ndërtuar nga Aviram dhe Behnke vendos në qendër personazhet dhe «i jep shumë peshë historive personale që vërtiten përreth kërcënimit», vazhdon Aviram: «Midis dy personazheve kryesore, Oren dhe Maria, që kanë pikëpamje dhe objektiva të ndryshme, krijohet një kimi e fortë. Oren nuk u beson njerëzve, nuk beson se u ka nevojë: për të janë vetë të dhëna për t’u kuptuar dhe kataloguar. Është mbyllur gjithmonë të të dhëna dhe tani i duhet të ndërveprojë me botën reale. Nga ana tjetër, Maria është njeri i dashur, tek e cila besojnë të gjithë. Në Mossad, Oren ka mësuar të manipulojë, të mos ketë brenga morale: midis privatësisë dhe sigurisë për të fiton fiton siguria; ndërsa për Marian privatësia është një e drejtë e pamohueshme».
Gjermanisht, hebraisht, arabisht, anglisht… Munich Game është shkruar dhe xhiruar në gjuhë të ndryshme, nënvizon Behnke, që «përfaqësojnë kompleksitetin e botës ashtu siç e tregojmë në serial». Gjuha për Aviramin «është shumë më tepër se fjalët, është kulturë. Personazhet përdorin gjuhë të ndryshme sipas bashkëbiseduesit. Për shembull, Oren flet gjermanisht me Marian, por hebraisht me shoqen Noni dhe anglisht kur i nevojitet. Maria me informatorin arab me të cilin është e dashuruar, Monirin, flet gjuhën e tij». Objektivi ishte të imagjinohej një skenar i besueshëm: «Në këtë drejtim kemi vendosur punën e shkrimit dhe me regjisorin Philipp Kadelbach», shton Behnke: «Gjithçka që ndodh mund të ndodhë vërtet. Kemi bërë një punë të madhe kërkimore për ta rindërtuar aktualitetin dhe treguar dinamika reale. Faktikisht nuk ka superpolicë apo superagjentë që bëjnë gjëra të mrekullueshme». «Të gjithë ata të përfshirë janë njerëz normalë», shton Aviram: «Kjo e ka bërë gjithçka më të angazhueshme për t’u shkruar dhe shpresoj edhe për t’u shikuar».
Njerëz «normalë» që bëjnë gabime, të drejtuar në pjesën më të madhe nga paragjykime. Autorja sjell shembullin e personazhit të Orenit: «Në fillim e shikon gjithçka nga këndvështrimi i tij si hebre izraelian. Nuk i intereson se ku çojnë vërtet provat, për të kërcënimi mund të vijë nga arabët. Është krejtësisht miop, ushqen një profeci që do të vetëvërtetohet, por në përgjithësi të gjithë personazhet do të shohin nga realiteti vetë me mënyrën që duan ta shikojnë». Për këtë, bashkë me spektatorët, protagonistët nuk arrijnë të kuptojnë, deri në sekondën e fundit (apo në episodin e fundit) se nga vjen kërcënimi më serioz, që ndoshta ësht më i afërt nga sa ata dyshojnë. «Nuk duam ta zbulojmë këtu kthesën finale, por në përfundin gjërat do të tregohen shumë të ndryshme nga sa dukeshin në fillim dhe kjo do ta bëjë gjithçka më shokuese».
(nga La Lettura)
Përgatiti
ARMIN TIRANA