Olsi Rama nën hetim nga Gjermania për vjedhjen me call centerat, Çuçi 2 ton drogë me velierat

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për shkarkimin e Gledis Nano si drejtor i përgjithshëm të policisë së shtetit, duke akuzuar se Nano është “viktimë e zbulimit të lidhjeve të freskëta me krimin të Olsit dhe Çuçit”.

“Drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano e hëngri mafia Rama-Çuçi.

Ai u shkarkua pa asnjë shkak direkt madhor. Në mjediset e mafjas shtetërore, gosipi u përhap se Nano iku se kishte zbuluar dhe paditur lidhje të rrezikshme të Ardi Veliut dhe kupolës tjetër të policisë me trafikantë droge dhe shpërblime të mëdha prej tyre.

Mirëpo, burime tjera të thella pohojnë se Nano nuk u largua se zbuloi lidhjet e njohura të krimit të Veliut dhe kupolës tjetër të policisë, por atij i kushtoi kokën.

1- Afera e Olsi Ramës me Call-center në të cilën qytetarë gjermanë humbën miliona euro në skemë mashtrimi nga call-center i Tiranës. Nano po bashkëpunonte në hetimin nga të huajt të kësaj çështjeje përvëluese për këndin Rama.

2- Gledis Nano me autoritetet italiane gjetën se ngarkesa e fundit prej 2,2 ton kanabis është transportuar me anije të klubit të velave të velistit të apasionuar, ministrit të familjes Çuçi. Ndaj dhe mafia Rama-Çuçi e flakën atë si limon të shtrydhur”, deklaroi Berisha me një shënim në Facebook.

About Redaksia

Check Also

Afron hakmarrja e Elon Musk: Do t’i shkatërroj…

Beqir SINA Donald Trump presidenti i 47-të i SHBA, për automjetet autonome lajm i mirë …

Leave a Reply