Kush janë dy efektivët e policisë që iu bë atentat në Vlorë

Personat në foto janë Nako Mehmetaj dhe Anxhelo Breshani, dy efektivët e policisë ndaj të cilëve u bë atentat këtë mbrëmje në Vlorë.

Mehmetaj dhe Breshani po udhëtonin me një mjet tip ‘Audi’ kur u qëlluan nga një mjet tip ‘Volkswagen’ në lëvizje.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa të dy efektivët e policisë i shpëtuan plumbave.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nako Mehmetaj, njërin nga dy policët që iu bë atentat

About Redaksia

Check Also

“The Albanian Files”/ Disa pyetje në ndihmë të prokurorëve të procedimit penal ndaj kullave të Ramës

“RD” Botimi “The Albanian Files – Freedom and Architecture” (Lars Müller Publishers, redaktuar nga Anneke …

Leave a Reply