Hoxha-Ramës: Trego fatin e Martinajt, ku e çuan “patronazhistët”!

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë mjaft të fortë që shigjeton kryeministrin Rama dhe atë që i referohet si “Los Pepes” (Los Pepes , një emër që rrjedh nga fraza spanjolle ” Perseguidos por Pablo Escobar “, ishte një grup vigjilent i përbërë nga armiqtë e Pablo Escobar).

Në një video gjatë fushatës elektorale në prill të vitit 2021, Rama shprehet se patronazhistët e dinë mirë se kush fshihet pas xhamave të zinj të makinave që bënin fushatë për PD, ku sipas Hoxhës kjo deklaratë e kryeministrit ishte për të shumëkërkuarin Ervis Martinajn. Ai shton se deklarata e Ramës ka qenë për Martinajn, por se përse do ta zbulojë në ditët në vijim.

““Patronazhimi”, e di jo vetëm makinën, por edhe targën… Meqë e di, se në çfarë makine lëvizte ai “drejtori” i lojërave të fatit!!!! Madje u dije dhe targën e makinës….!!!! Zamet e ke, kontrolloje njëherë sinjalin, se mos të kanë dërguar haber, ku e ka çuar ajo skuadra, qe përdor uniformen e forcave speciale… Në fund të fundit, ke nje detyrim, ligjor dhe moral, te na thuash çfarë fati pati ai, “drejtori” i lojërave të fatit… Kur them “ti”, jo “rregjimi….por “patronazhimi”…. (“Los Pepes” made in Albania) Çeshtje fati shkoi kjo pune, apo nuk i hape dhe bastet online tani… (Kur dhe pse është bërë kjo deklaratë ndaj Ervis Martinajt, do e tregojmë më vonë). (Harxhoje një sekond, bëje SUBSCRIBE kanalin e Xhungël.al, në vijim do të gjeni materiale interesante)”, shkruan Artan Hoxha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply