Noka: Personi që theu çdo ligj do i bëjë sot skanerin policëve të korruptuar e të lidhur me krimin!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reguar pas lajmit se në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është emëruar Ardi Veliu. “Nisi kështu faza stërvitore e patronazhistëve për zgjedhjet e ardhshme lokale”, shkruan Noka në Facebook.

Gjithashtu Noka ka theksuar se, “në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore duhen zyrtarë të painkriminuar, të pakorruptuar, të ndershëm dhe të përkushtuar”.

Reagimi

Ardi Veliu u emërua sot drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Nisi kështu faza stërvitore e patronazhistëve për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Personi që theu çdo ligj gjatë kohës që ushtronte detyrën e drejtorit të përgjithshëm, do i bëjë sot skanerin policëve të korruptuar e të lidhur me krimin!

Në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore duhen zyrtarë të painkriminuar, të pakorruptuar, të ndershëm dhe të përkushtuar.

A është Ardi Veliu i kësaj prerjeje?

Veliu u largua me ceremoni pas një shërbimi 4-vjeçar ndaj Santa Corona Rilindjes. Rikthehet për të mbikëqyrur nivelin e patronazhimit në Policinë e Shtetit dhe garantuar unitetin e çeliktë me krimin.

About Redaksia

Check Also

Urdhri i Partisë-Shtet për manipulimin e zgjedhjeve: Gjeni emra dhe karta identiteti të votuesve emigrantë

Partia Socialiste kërkon nga punonjësit e administratës emrat e miqve apo të afërmve që jetojnë …

Leave a Reply