Berisha: Edi Rama në Beograd, si vasal i Vuçiçit!

Nga Sali BERISHA

Në Beograd, si vasal i Vuçiçit!

Te dashur miq,

Ne Beograd u zhvillua keto dy dite samiti i aleances trilaterale Beograd-Tirane-Shkup apo aleances te Ballkanit te Hapur, de fakto aleances se Perçarjes se Ballkanit.

Edi Rama, vasali i njohur i Aleksander Vuçiç, nga ky samit nga njera ane sulmoi dhe fajesoi qeverine e Kosoves dhe opoziten e Shqiperise, e nga ana tjeter, doli ne mbrojtje direkte te padronit te tij Vuçiç ose ndryshe, Putinit te vogel; indirekt, edhe te Putinit te madh.

Ai, ne nje interviste dhene rrjetit Euronews ne gjuhen serbe, ngriti ne qiell Aleksander Vuçiç, guximin dhe vizionin e tij, dhe iu kundervu perseri haptas e me force kerkeses se Bashkimit Europian ndaj Serbise per respektimin e sanksioneve te vendosura nga BE ndaj Rusise.

Rama ne kete interviste nder te tjera deklaroi: ’Prandaj e përsëris kudo – mos e detyroni Serbinë të vendosë sanksione ndaj Rusisë sepse kjo do të krijojë një problem shumë më të madh. Së pari, sepse Serbia nuk ka kapacitet për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, nuk ka kapacitet teknik për të jetuar pa gazin rus dhe as aftësi financiare për të mbijetuar në atë mënyrë’.

Perveç ultranacionalistit Dodik, nje mbrojtje te tille serbomadhit Vuçiç dhe qendrimeve te tij pro Putin, nuk i ka bere dhe nuk ia ben asnjeri tjeter ne Europe.

Sipas kesaj logjike te vasalit te shpifur shqipfoles te Vuçiçit, vetem ai e njeh mire Serbine dhe padronin e tij, kurse lideret e 27 vendeve antare te BE, jo. Ata gabojne qe i kerkojne Serbise te respektoje sanksionet ndaj Rusise madje ata jane injorante dhe nuk kuptojne se nuk duhet ti kerkojne e ta detyrojne Serbine te vendose sanksione ndaj Rusise, pasi padroni i tij nuk mund dhe nuk duhet te tradhtoje Putinin. Keshtu, ne avokatine e tij te paskrupullt ndaj Vuçiçit, Rama vazhdon: ‘Pra, nuk besoj se sanksionet e Serbisë do ta dëmtonin Rusinë më shumë se sa është tashmë’. Domethene, sipas tij, kerkesa e BE per zbatimin e tyre nga Serbia eshte e kote dhe e pavlere, paçka se kjo e fundit eshte shnderruar ne nje prapapvije te vertete e te fuqishme per Rusine e Putinit qe ka ndermarre nje agresion barbar ndaj nje vendi te lire ne zemer te Europes.

Madje, Rama shkon edhe me tej ne kete avokati te verber kur thote se: ‘ai presion ( fjala eshte per presionin e vendeve te BE ndaj Serbise per zbatimin e sanksioneve ndaj Rusise) do të shkaktonte më shumë dëme në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Perëndimit’. Domethene sipas tij, perendimi eshte i pa mend pasi nje Serbi prapavije e Rusise ne zonen e saj te influences, eshte me e dobishme per perendimin se sa nje Serbi e shkeputur nga Rusia dhe e rreshtuar perfundimisht me Bashkimin Europian.

Kjo analize nuk eshte vetem deshmi e nje vasaliteti te neveritshem, por eshte de facto nje kapitullim para Kremlinit dhe ambicjeve te tij ballkanike. Sipas kesaj llogjike kapitulluese, Serbia i duhet lene Rusise se Putinit sepse sipas tij keshtu ajo e mbron me mire Ballkanin nga Rusia dhe interesat e perendimit ne Ballkan. Kesaj i thone dudum-analize!

Nje arsyetim te tille poshterues per veten nuk ia lejon vetes ta bej kurre nje njeri i lire; kete e ben vetem skllavi qe detyrohet te lexoje cfare i diktohet. Edi Rama i tille eshte!

About Redaksia

Check Also

Bardhi, një pyetje për Ramën dhe një mesazh Altin Dumanit për Olsi Ramën

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, …

Leave a Reply