Mbretëresha Elisabetë dhe kryeministrat e saj

70 vite raporte me ulje ngritje. E ka filluar me Churchill, të martën do të ketë përpara një tjetër: të 15-in.

Lajmi është se më 6 shtator kryeministri i ri britanik mund të “puthë dorën e Mbretëreshës”, sipas formulës shënjtore që e bën të hyjë në fuqi, jo në Buckingham Palace apo në Windsor, por në Balmoral, kështjellën skoceze e Elisabetës së II. E  shkruan “Sun”, zakonisht e mirëinformuar. Natyrisht, shpresa është se fitimtari e lojës tori midis Liz Truss dhe Rishi Sunak puth dorën e Elisabetës dhe jo atë të Çarlsit. Zërat mbi gjendjen e heqe shëndetësore të Mbretëreshës së pafundme shumëfishohen, sikur të mos mjaftonte konstatimi i thjeshtë se është 96 vjeçe. Që ka vështirësi deambulimi është e njohur, edhe pse nuk do të donte absolutisht të shikohej në karrige me rrota. Të dielën e kaluar nuk është paraqitur në shërbimin hynor në kishëzën që frekuenton zakonisht dhe në momentin e fundit ka hequr dorë edhe nga të asistuarit këtë fundjavë në lojërat e Braemar, një lloj olimpiade skoceze ku burra të fuqishëm në kilte sfidohen në tërheqje litari apo në lëshim trungu. Në mënyrë të pabesueshme, Windsor argëtohen, por dihet se Madhëria e Saj ka shumë cilësi, por kur i intereson nuk shkon përtej tri gjërave: fshatit, qenve dhe kuajve, jo domosdoshmërisht në këtë renditje. Sigurisht që ceremonia zhvillohet në Balmoral është një risi: sikur Giorgia Meloni në vjeshtë të mos betohej në Quirinale, por në Castelporziano. Pak rëndësi ka që Elisabeta, si të gjithë familjarët e saj, ta urrejë atë që quhet “BP”, Buckingham Palace. Të jetosh aty, thoshte guvernantja e saj Marion Crawford  e quajtur “Crawfie”, nënkuptonte të “bëje kamping në një muzeum” ose të paktën ishte kështu në vitet ’50 kur në sallonet binte shi dhe gëlonin minjët.

Kurse në Balmoral Mbretëresha ndjehej mirë, pavarësisht se është një arkitekturë e përbindshme hiperkiç në stilin e ri në gjithçka (e brendshme, megjithatë, është keq) e shpikur nga Mbretëresha Viktoria që donte t’i pushtonte skocezët, gjithmonë armiqësorë ndaj Hannover që ia patën vjedhur fronin Startëve autoktonë. Viktoria arriti edhe të botojë një Ditari të jetës tonë familjare në Highlands, që sikur të ekzistonte Nobeli i mërzisë do ta fitonte, por që i mundësonte Benjamin Disraeli ta shfaqte krenarinë letrare duke e apostrofuar me “Ne autorë, Ma’am…”. Pastaj vendi i pëlqente Princit Albert, pasi i kujtonte Koburgun e lindjes, por është herën e parë që do të presë “kissing hands” e një kryeministri (mund të ketë qenë edhe hera e parë që një kissing të ketë qenë një kryeministër me origjinë indo – afrikane: Viktorias gjithnjë do t’i pëlqente shumë). Megjithatë ka një precedent të shquar dhe deri jashtë vendit. Më 1908, HH, domethënë Herbert Henry Asquith, i puthi duart e stërgjyshit të Elisabetës në Biarritz. Krizë qeverie apo jo, Eduardi i VII nuk kishte menduar se duhej ta ndërpriste qëndrimin e tij në Francë, ku argëtohej në kompaninë e më të qëndrueshmes së afeksioneve të tij, jo Mbretëreshës Aleksandra, por Mis Elis Kepel, jo rastësisht pararendëse e Kamilës së martuar me Çarlsin. Truss apo Sunak do të jetë kryeministri i 15 i saj. Elisabeta e ka filluar me Churchill dhe mbyllur, për momentin, me Johnson, që ishte pothuajse aq i zoti sa të kalojë nga De Gasperi tek Conte. Në mes, 70 vite mbretërimi dhe raportesh me ulje ngritje me të gjithë kryeministrat: nuk është ngritur me asnjërin ose të paktën nuk e ka lënë të mësohej që të dihej, por është e qartë se ka pasur ulje ngritje. Mbretëresha jo akoma 26 vjeçare, gjeti në Downing Street atë vampirin e moshuar Churchill, lavdi kombëtare dhe miku i babait të saj Gjergjit të VI, që në fillim e urrente si i gjithë establishmenti britanik, por më pas e kuptoi se ishte njeriu i duhur për të mos e humbur luftën, por duke u shtirur se e kishte fituar.

Shumë njerëzve raporti midis së resë Elisabetë dhe plakut Winston i kujton atë midis Viktorias 18 vjeçare me kryeministrin e parë të saj, Uilliam Lemb, Viskonti i II Melbourn, një uig ende cinikisht i ‘700 dhe mrekullisht blazé: kur paaraardhësi i i Viktorias e ngarkoi të formojë një qeveri, qe i pavendosur ta pranojë pasi e konsideronte “një mërzi të mallkuar” (fjalët e tij) ta takonte Vilhelmin e IV, “një qenie gjysëmimbeçile” (këto janë fjalët e Jacques Chastenet). Qe i bindur nga sekretari i tij që i tha se premierati gjithësesi ia vlente barra qiranë, ndaj të cilit Lordi M. U përgjigj: “Për Zotin, është e vërtetë: do ta bëj” (midis thonjëzave, të tjera thënie të paharrueshme të Tonit, për t’u medituar dhe zbatuar edhe sot: “Mos kërkoni të bëni mirë, kështu që do të jeni të sigurtë të mos keni mërzi”; “Detyrimi i vërtetë i qeverisë është të pengojë krimet dhe garantojë respektimin e kontratave” dhe një herë, duke hapur një mbledhje të kabinetit: “Zotërinj, është mesditë pa një çerek: le të kërkojmë ta mbyllim në mesditë që është ora e gotës time me kseres”. E adhurojmë). Viktoria u dashurua përhumbtazi: shkonin bashkë të kalëronin në Hyde Park dhe një herë Mbretëresha u apostrofua nga plebalxhia si “Zonja Melbourne”. Ama krahasimi me çiftin Elisabetë – Churchill nuk duron deri në fund: me ngjitjen e saj në fron, Elisabeta ishte më e rritur dhe shumë më e përgatitur se gjyshja e gjyshit të saj, ndërsa Churchill humbiste goditje dhe shumë shpesh nuk ishte në gjendje t’i shpaloste Mbretëreshës mbi disa vendime të caktuara, pasi thjesht nuk i kujtonte se i kishte humbur. Në çdo rast, udiencat e tyre zgjasnin shumë pasi, rrëfen Winston, flisnin sidomos për kuaj. Por ka një foto me butësi të jashtëzakonshme të bërë përpara Numrit 19 të Downing Street më 4 prill 1955, kur Elisabeta shkoi në darkën e lamtumirës së kryeministrit të saj që më së fundi dilte në pension. Luani i vjetër, në frak dhe në kilota me zharretierën në pulpë, mban të hapur derën e berlinës një Elisabete të ngazëllyer në rini dhe diamante, thuajse një kalim detyre midis Anglisë së vjetër dhe asaj të re. Elisabeta ka shkuar për darkë tek kryeministri i saj dy herë: tek Churchill, pikërisht, dhe tek Harold Wilson, që i dukej shumë simpatik. Fatkeqësisht ishte laburist dhe thuajse i rrethuar çdo herë nga republikanë të papëlqyer. Si Wedgwood Benn, ministër i Postave, që i paraqiti Mbretëreshës bocën e një serie pullash postare ku profili august i Elisabetës nuk shfaqej. Ajo ngriu, më pas bëri me dije kujt i duhej se nuk ishte e kënaqur dhe pullat e rej postare përfunduan në koshin e plehërave. Vite më pas, Elisabeta e rigjeti Benn, ndërkohë i promovuar (apo i degraduar) si ministër për Teknologjinë dhe e përshëndeti kështu: “Jam e sigurtë se do t’ju mungojnë pullat tuaja”.

Megjithatë, në vitet ’60 problemet për Mbretëreshën do të vijnë më shumë nga konservatorët. Përpara se të pajisesj me rregulla të caktuara për lidershipin, midis torëve të mundshlm zgjedhja kryhej nëpërmjet manovrash misterioze opake prej klubi xhentëlmenësh. Për dy herë radhazi, ndeshja u gjet me një kryeministër në fuqi dhe në mungesë të një lideri: në 1957, kur Anthony Eden u largua pas katastrofës së Suezit, dhe në 1963 kur dorëhoqi Macmillan. Dhe atëhere Mbretëreshës ju desh të vendoste. Jo pa polemika: në rastin e parë zgjodhi pikërisht Harold Macmillan, duke e zhgënjyer zëvendësin e Eden, Rab Butler, që foli për “our beloved Monarch” me ton tejet ironik. Pas Macmillan, Elisabeta emëroi Alec Douglas-Home, konti i 14 i Home, kryeministri i fundit britanik anëtar i Dhomës së Lordëve, nga e cila për më tepër ju desh të dorëhiqej menjëherë, sipas traditës së plotfuqishme, zotëritë e tyre nuk mund ta marrin fjalën përpara Dhomës së Komuneve. Në të dyja rastet, Elisabeta nuk pëlqeu, pasi të zgjidhte e bënte arbitrin që niset të luajë, domethënë e bën të kritikueshëm. Patsaj natyrisht është kapitulli Thatcher. Që të dyja zonjat nuk pëlqeheshin, është e sigurtë. Që urreheshin siç është thënë gjithmonë, ndoshta është e ekzagjeruar. Elisabeta nuk ka opinione politike ose të paktën nuk i deklaron, por sigurisht preferon konservatorët e stilit të vjetër, ata të “dhembshur”, siç thoshte Dizraeli. Darwinizmi social i Thatcher nuk ishte as i bërë për të, as ajo Britani e egër gjithë financë, self-made men dhe mënyra të këqija. Zakonisht i pa në fundjavë në Balmoral, një prej provave më të tmerrshme që kryeministrit ju desh të përballojë, midis shëtitjeve nën shi, piknikeve me mish gjysmëkrudo të gatuar nga Filipi, grillës i njohur serial, Mbretëresha që mbyllte sallatën e avancuar në tupperware dhe, në mbrëmje, lojërat e pakuptimta të shoqërisë përpara oxhakut. Episodi mitik i The Crown, ku shikohet Thatcher të vijë me valixhet e saj tepër të reja dhe më pas të zvarritet nëpër kodrina me kostum dhe taka, është paksa e romanizuar, por në thelb e vërtetë.

Në Balmoral shkoi edhe më keq me Cherie Blair, republikane e zemëruar: personeli ja dorëzon bagazhet dhe ajo u irritua sepse një punëtor i kishte menaxhuar mbathjet e saj. Me Thatcher u prek kriza kushtetuese kur Reagan zbarkoi në Grenada: Mbretëresha e ka shumë për qejf rolin e saj si Kryetare e Commonwealth dhe në këtë rast jenki kishte pushtuar një territor që ishte i Mbretëreshës. Kriza diplomatike u verifikua në fakt kur Mbretëresha dhe kryeministri i saj morën pjesë në të njëjtin event duke veshur dy kostume me ngjyrë të ngjashme. Nga Downing Street u nis drejt BP propozimi për t’u koordinuar. Përgjigja e Pallatit: “Nuk është e nevojshme. Mbretëresha nuk vëren kurrë sesi vishen gratë e tjera”. Por kur Thatcher ju desh ta linte prenë dhe u dorëhoq, Mbretëresha e bëri baroneshë dhe i dha bile Zharretierën. Jo vetëm: është një prej dy kryeministrave të cilit i ka marrë pjesë në funeral. Tjetri, natyrisht Churchill, jo mbretërori i parë që siguroi atë shtetëror nga koha e Dukës Wellington. Bile në atë rast Elisabeta, që e njeh protokollin aq mirë kur është momenti ta injorojë (në ndryshim nga të gjithë kolegët e tij, që e shkelin pse e injorojnë), bëri një gjest absolutisht të jashtëzakonshëm: në daljen nga Saint Paul, ia lë hapin familjarëve të të ndjerit.

Nëse me pasuesin e Thatcher, John Major, raportet e Elisabetës qenë tejet të mira, edhe pse menaxhoi mirë kalimet parlamentare e divorceve të fëmijëve, nuk mund të thuhet e njëjta për Tony Blair, në fund të llogarive për arësye të njëjta dhe të kundërta me ato të Thatcher. “Tepër dhe tepër me ngut”, duket se ka vendosur Elisabeta për reformat të cilat i ndripuan rrugën e “cool Britannia”. Për të, konservatorë dhe laburistë janë njëlloj, por në të dyja rastet preferon stilin e vjetër: pra, më mirë Labour e New Labour. Mbi menaxhimin e krizës pasvdekjes së Dianës, e kotë të kthehesh. Të gjithë e kanë parë The Queen, një film i pasaktë në disa detaje dhe fantazi për të tjerë, por që centron paradoksin: gjithmonë e kritikuar se i ka vënë përpara detyrimet e saj si sovrane mbi ata të gruas dhe të nënës,  Elisabeta në këtë rast të mallkuar qe sepse për herë të parë vendosi të ishte më shumë gjyshe sesa Mbretëreshë dhe t’i mbrojë të dy nipërit e saj të sapo bërë jetimë nga kurioziteti kanibalesk si një opinioni publik histerik. Megjithatë Mbretëresha konstitucionale në fund bërë atë që i kërkonte kryeministri i saj. Pastaj, që nuk e ka pëlqyer, është e qartë; që e ka harruar, as nuk flitet, sikur Blair e mori Zharretierën “rreth” 14 vjet pasi është larguar nga Downing Street.

Sipas Walter Bagehot, konstitucionalistit të njohur viktorian (The English Constitution, 1867), sovrani ka 3 pushtete: “Atë që të konsultohet, atë që të inkurajohet dhe atë që të njoftohet”. Rezulton që bëhet vendimtar personaliteti që konsultohet, inkurajohet dhe njoftohet. Mirë: sot në Tokë asnjë personazh publik nuk ka përvojën, përdorimin dhe dijen e botës së Mbretëreshës Elisabetë. Është prej 70 vitesh në dhomën e butonave, pasi ka lindur. Sot kryeministri, edhe ai apo ajo që do të vijë, bën mirë të mos e harrojnë dhe të dëgjojnë me vëmendje atë që thotë gjyshja e botës dhe nuk ka sesi të mos shikohet me admirim kjo rreth 100 vjeçare që besnike e betimit të saj të nesërmen do të emërojë një kryeministër të ri dhe do të punojë më vëmendjen e thekur, por kokëfortë të mësueses që çdo herë e rifillon me shpjegimet elementare. Pastaj, nëse këta të rritur duan të bëjnë me kokën e tyre, nuk mungon mënyra për t’ua bërë me dije pa ua thënë. Ashti siç ndodhi në hapjen e sesionit të parë parlamentar pas referendumit mbi Brexitin, kur Mbretëresha u paraqit jo me mantot e zakonshme prej hermelini, por duke veshur një kostum të zakonshëm. Duhej të mbante diskutimin e Kurorës, të shkruar zakonisht nga kryeministri, e irrituara Theresa May, ku do të njoftohej dalja e Mbretërisë nga Bashkimi Europian. Elisabeta, e kujdesshme, lexoi atë që duhej të lexonte, por e veshur e gjitha me blu flamuri europian dhe mbi kapelen në kokë një kurorëz me lule të verdha që të kujtonin shumë yjet relative. Kush donte ta kuptonte, e kuptoi, bile edhe kush nuk donte.

(nga Il Foglio)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

William T. Vollmann

Në origjinën e dhunës (përfshi atë të nevojshme). Neuroza më e madhe e David Foster …

Leave a Reply

Your email address will not be published.