Protesta/ Meta mesazh Ramës dhe Bashës: Koha e opozitës së blerë ka përfunduar

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qënë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv. Metës iu kërkua që t’i dërgonte një mesazh kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kreu i PL-së tha se do t’u cojë ‘selam’ të gjithëve si dhe shtoi se koha e opozitës së blerë ka përfunduar përgjithmonë, duke iu referuar Bashës.

“Mesazh Ramës për t’i çuar selam të gjithëve, koha e opozitës së blerë ka përfunduar përgjithmonë, ai ka vendosur vetë të shkojë në fund të humnerës, rruga e mbarë i qoftë. Shqipëria do ta marrë veten shumë shpejt. Kjo është histori pa kthim, mos u bëni të paduruar. Shtatori do të jetë ai që unë kam premtuar, i të githë qytetarëve shqiptarë”, tha Meta.

Po ashtu, Meta u shpreh se kryeministri Edi Rama ka axhendën e Beogradit që kërkon kontrollin e pasurive të vendit dhe shpërbërjen e vendit tonë.

“Fatkeqësia më e madhe e opozitës ka qenë se nuk ka dashur ta pranojë rolin e Lulzim Bashës krah Ramës duke vrarë edhe shpresën e shumë njerëzve të cilët u larguan nga vendi. Axhenda e Ramës dhe Bashës është e përbashkët. Rama ka axhendën e Beogradit që kërkon kontrollin e pasurive të vendit tonë dhe shpërbërjen e vendit tonë. Pa dyshim që do të ketë një ballafaqim frontal si asnjëherë tjetër. Regjimin po e lënë nervat. Shtatori do të ketë rezistencë ballore. PL shumë shpejt do të nisë iniciativat e saj për protestat anti-korrupsion që qytetarët të evidentojnë në mënyrë të qartë kapjen e sistemit të drejtësisë nga zoti Rama. Këndvështrimi im si lider i PL është bashkëpunim me të gjitha forcat opozitare por me çdo forcë dhe grupim interesi. Apo çdo qytetar që e kupton që situate është ulëritëse”, tha Meta.

Ish-presidenti foli edhe për padinë ndaj Autoritetit të Dosjeve. “Ky regjim është i korruptuar në palcë dhe Rama synon të përdhosë Autoritetin e Dosjeve dhe institucionet gjoja të pavarura të drejtësisë. Personi që përmendet në dosje i ka bërë kërkesën autoritetit që në tre gusht për të hequr manipulimet dhe falsifikimet dhe e ka bërë të qartë se kush është I.M. Gjithçka është një falsifikim dhe kjo është arsyeja pse unë kam kallëzuar për 6 vepra penale anëtarët e Autoritetit të Dosjeve. Ky do të jetë një proces që do keni rastin ta ndiqni dhe të kuptoni turpin e këtij regjimi të pashpresë”, deklaroi Meta.

Takimi mes Metës dhe Berishës u përfol në media. Berisha pranoi se mes tyre kishte një takim madje paralajmëroi po ashtu edhe ai për protesta dhe bashkëpunim mes tyre.

About Redaksia

Check Also

Shërbimi urban në Tiranë në koma, Bashkia s’ndërhyn se është peng i ryshfetit!

Nga Besart XHAFERRI Autobuzë urbanë të tejmbushur me kondicionerë jashtë funksionit dhe që nuk respektojnë …

Leave a Reply