Berisha: Operacionet kundër drogës i dekonspiron ministri

Kreu i PD, Berisha tha gjatë takimit me ekspertët e policisë dhe gazetarët se, operacionet kundër drogës i dekonspiron ministri. Ai tha se, problemi është se ato vrasje, burgosje, u duheshin për pushtetin e tyre.

“Kjo është doktrina e krimit të dobishëm. Ata që ushtruan kasaphanën e luftës së klasave për 46 vite, e dinin që kanë vra. E dinin që kanë armiq. Problemi është se ato vrasje, burgosje, u duheshin për pushtetin e tyre. Edhe Edi Ramës, ai e di që ato janë të gjitha dhunimet të tmerrshme ligji, pasiguri për qytetarët, rrënim për ekonominë, por problemi është se i duhen për karrigen e tij. Dhe ky është krimi i dobishëm. Ndaj dhe ai, jo vetëm që i mbështet, i mbron, por e vërteta është se ndjehet komod të qeverisë së bashku me ta.

Unë mora Elbasanin, akoma më shumë është Durrësi. Aty ka dy muaj pa drejtor policie. S’ka sepse drejtor është krimi aty. Çfarë duhet drejtori. Ky Gledis Nano, po del si puna e Zaganit. Dritani ishte një oficer kurajoz, dhe këtë nuk e njoh. Problemi ishte se Dritanin e akuzuan për spiun italian. Ai kishte detyrë të bashkëpunonte me italianët me të cilët kishin marrëveshje. Këtë tani, nesër apo pasnesër do na e akuzojnë për spiun francez apo amerikan.

Çfarë informacioni sekret qenka se na janë dekonspiruar operacionet. Nuk përbën asnjë sekret, përkundrazi ka denoncuar një krim të shëmtuar që ndodh e që duhet denoncuar publikisht. Kush i dekonspiron operacionet? Operacionet kundër drogës i dekonspiron këshilltari i ministrit dhe ministri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kim-Ramës: Kush e ka në dorë këtë vend, kriminelët apo qytetarët?

CFARE THA AMBASADORJA KIM PAK DITE ME PARE Yuri Kim: Mendoj se Shqipëria ka një …

Leave a Reply

Your email address will not be published.