Berisha: Rama qeveris me krimin, Taulant Balla është koka e bandës së Elbasanit

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë një takimi me ekspertë të policisë dhe gazetarë, se Rama qeveris me krimin,. Ai tha se, Taulant Balla është koka e bandës së Elbasanit

“Unë shkoja në Bruksel në Këshillin e Atlantikut të Veriut. Shqipëria kishte një emër aspak të mirë. Shkruheshin libra, hapeshin gazeta me mafian shqiptare dhe rreziqet e saj. Beteja me bandat u fitua. Së pari u shkëput lidhja me politikën, edhe kjo ishte një kusht themelor për ti shpartalluar dhe për ti sjellë para ligjit, kudo që ndodheshin.

Përndryshe, sot bandat kudo kanë patronët e tyre politik. Dhe kjo është e njohur, provuar, dokumentar. Dhe ato pastaj kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë ligjin. Nuk ka më bandit në bandën e Elbasanit se Taulant Balla. Po pse, sepse ai është me dokumente, regjistrime, njeriu që i administron në një farë mënyre. I administroi në fushatën e tij elektorale, u siguron favore nga më të ndryshmet dhe ai sot kryeson grupin e PS-së.

Nuk është i vetëm, unë dhashë një shembull. Dhe këto ai i bën me miratimin e Edi Ramës. Këto që them unë, Rama i di shumë më mirë se unë. Raportet i ka të gjitha aty, se çfarë thotë Gentian Sharra për të, apo me radhë. Edi Rama ka zgjedhur të qeverisë me krimin, të bazohet në krimin të mbështesë krimin. Kjo është e vërteta. Nuk është sekret. I them një mikut tim, pyete njëherë pse ti mbështet vrasës dhe krim në këtë zonë, e atë zonë. Si tha, ata më sjellin vota mua”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se, eksporti më kryesor i Shqipërisë në botë, është krimi dhe droga

“Gjithë beteja bëhet për kontrollin e Portit të Durrësit dhe flukseve gjigante. Së shpejti do të shohim këtu nëndetëse droge. Nuk ka ndonjë kontroll kufiri këtu. As radarët nuk funksionojnë, asgjë. Me dhjetëra herë keni dëgjuar që kanë protestuar për skanerat. Qëllimi më kryesor i atyre skanerëve, që u vunë me tender ndërkombëtar, kishte një qëllim të vetëm, drogën. Ne kemi detyrim ndaj fqinjëve tanë, para Italisë, Greqisë, të mos eksportojmë krim.

Ne duhet të bëjmë gjithçka që të mos eksportojmë krim tek partnerët tanë. Sot ju garantoj ju se eksporti më kryesor i Shqipërisë në botë, është krimi, droga, droga, krimi. Mburret Rama se është rritur eksporti me 30%. Ata janë ca helme bujqësore që kanë eksportuar. Po të jetë për helme, sa eksporton drogë, eksporto disa miliardë i them atij. Gjëja më themelore është të shkëpusim lidhjet e krimit me politikën.

Kaluam nga ministri skafist, tek bosi i klanit Xhafaj, pastaj ky velisti. Jo tha një ditë, unë nuk kam lidhje, jam i shoqatës së velave. Por velat tani po përdoren me shumë se skafet për drogën dhe Araniti dihet që është ujku i drogës, nuk mbahet kot ai aty”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bashkëpunëtori i pa identifikuar i laboratorit të Xibrakës, si trafikonte kokainën me makinën e tij, denoncimi i Bardhit

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka denoncuar sot në një deklaratë të …

Leave a Reply