Berisha: Sot krimi godet kudo, e vërteta është se sot ai po qeveris 

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në një takim me ekspertët këtë pasdite se Shqipëria është viktimë e krimit në qeveri. Sipas Berishës, një nga faktorët e largimit të shqiptarëve nga Shqipëria, është pasiguria për jetën dhe pronën.

“Policia e Shtetit, rendi dhe siguria, janë viktimë. Unë nuk them se policia nuk ka problemet e veta, i ka të padiskutueshme, por ato janë viktimë e një politike të inkurajuar, ndjekur, zbatuar, nga një qeveri e cila ka një raport të veçantë me drogën dhe krimin.

Sot krimi godet kudo, por e vërteta është se sot ai qeveris. Të marrim së bashku tre lëvizjet e fundit. Asnjëra nuk vjen nga policia. Pasaporta e artë vjen nga Edi Rama. Kush ka kaq, merr pasaportën e artë. Trafikantët kanë dhjetëfishin. Pasaporta e artë bëhet si gaxhet për ta.

Amnistia fiskale, mbështetja më e fuqishme. Këtu falimentojnë çdo ditë biznese të ndershme nga taksidarë brutalë që shkojnë dhe i gjobisin për çdo gjë. Kurse ai që i bën paratë me aktivitet kriminal, lejohet ti sjellë.

Kjo përbën një problem shumë të madhe me vendet e tjera. Nuk është sekret. Krimi shqiptar është bërë shumë i frikshëm për partnerët tanë. Presidenti i Francës e ka shprehur në mënyrë të përsëritur këtë. E ka shprehur me një pasqyrim edhe për Kosovën. Krimi shqiptar është aq i rrezikshëm saqë Kosovës nuk kemi pse ti japim vizat, ndonëse Kosova i ka treguesit më të mirë se Shqipëria.

Përveç kësaj një nga tre faktorët të largimit të shqiptarëve nga Shqipëria është pasiguria për jetën dhe pronën në këtë vend”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply