Chelsea ka vendosur ta shkarkojë trajnerin Thomas Tuchel. Lajmi është bërë i ditur tani nga vet klubi londinez përmes një komunikate për media.
Stafi stërvitor i Chelseat do të marrë përgjegjësinë për skuadrën për stërvitjen dhe përgatitjen e ndeshjeve të ardhshme, ndërsa klubi anglez po shikon mundësitë e emërimit të trajnerit të ri.
Ai erdhi te Chelsea në vitin 2021 dhe e fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë me klubin.
Klubi tha se s’do të bëjë njoftime tjera dhe se po punojnë për emërimin e trajnerit të ri, kurse qysh tani kanë dalë zërat për zëvendësuesin e Tuchel.
Bëhet fjalë për Graham Potter, i cili aktualisht është trajner i Brighton në Premierligë.
Këto janë raportimet që vijnë nga Londra, ndërsa ende nuk ka diçka konkrete.