Pse e bombarduam Serbinë

Bashkëbisedim me gjeneralin Biagio Di Grazia, ish zëvendëskomandant i kontigjentit italian të misionit NATO IFOR (1996) dhe zëvendëskomandant i divizionit francez të misionit NATO SFOR (1997 – 2001).

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e ka quajtur ndërhyrjen ruse në Ukrainë «luftën e parë në Europë pas konfliktit të dytë botëror». Është korrekte?

Mund të duket e pabesueshme që një personalitete kaq e rëndësishme dhe e kulturuar të mos dijë çfarë ka ndodhur në Ballkan, por kjo është për t’u konsideruar normale, megjithëse deformuese. Edhe ajo është viktimë e procesit të largimit të zhvilluar kudo pasi armët filluan të heshtin. Serbë, kroatë, myslimanë dhe kosovarë kanë lëvizur për t’i harruar barbaritë reciproke; bota euro – atlantike ka lëvizur prej turpit që kanë përdorur organizatën ushtarake më të madhe e më të fuqishme të planetit kundër Serbisë së vockël me një fushatë mizore bombardimesh. Si shumë të tjerë, edhe Von der Leyen e di mirë se çfarë ka ndodhur, por shtiret për asgjë pasi ta kujtosh do të thotë të diskutosh dhe kjo nuk konvenion.

Cili është faktori që ka kontribuar më shumë në këtë luftë?

Përgjegjësit kryesorë të tragjedisë ballkanike qenë 3 presidentë iracionalë: serbi Sllobodan Millosheviç, kroati Franjo Tuxhman dhe boshnjaku Alija Izetbegoviç, që e menaxhuarn shumë keq pasTiton; por edhe liderët kosovarë si Hashim Thaçi, që ndërhynë në fazën e fundit dhe qenë instrument i thjeshtë i amerikanëve. Rindërtimi nuk është i plotë nëse nuk konsiderohet sesi gjithçka filloi dhe u zhvillua: bëhet fjalë për një dinamikë që paraqet analogji të pabesueshme me situatën aktuale ukrainase. Më shumë: çfarë ndodh sot është pasojë e asaj që ndodhi nga 1990 e këtej. Lufta në Ballkan e 1999 i paraprin dhe motivon konfliktin e sotëm ruso – ukrainas. Me rënien e Murit të Berlinit në 1989 dhe shpërbërjen pasuese të Bashkimit Sovjetik, Lufta e Ftohtë përfundoi duke nxjerrë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë si fitimtarë të padiskutuar. Duke qenë se Aleanca Atlantike ishte krijuar unikisht si mburojë antisovjetike, zhdukja e Bashkimit Sovjetik nuk kishte më motiv të ekzistonte dhe shumë menduan se mund të asgjësohej. Në 1990 kryeqytetet perëndimore filluan kështu të pyesin mbi qëllimet e reja të NATO, për të heshtur sektorët në opinionet e tyre publike që reklamonin «dividendin e paqes» dhe, për pasojë, reduktimin e shpenzimeve ushtarake. Qenë Shtetet e Bashkuara që i dhanë impulsin parësor rinovimit trategjik. Me Rusinë e fikur, por si gjithmonë në menaxhim të vështirë pasi fuqi bërthamore dhe vendet e ish Traktatit të Varshavës në rrugë rekrutimi të shpejtë, mbetej Jugosllavia. Fundi i komunizmit kishte mundësuar çlirimin e balltikasve, zbutjen e Hungarisë, Polonisë, Çekosllovakisë, Bullgarisë dhe Rumanisë. U pyet pse nuk i mundësohej edhe Kroacisë, Sllovenisë e Bosnjes t’u jepet pavarësia. Nga ana tjetër, Jugoslavia nuk kishte qenë pjesë e Traktatit të Varshavës; kishte qenë neutrale, lidere e lëvizjes së të paangazhuarve dhe si e tillë kishte ndërmend të mbetej. Por me mbarimin e Luftës së Ftohtë, të qenit neutral u konsiderua edhe më keq se t’i kishe përkitur galaktikës sovjetike. Konfigurimi gjeopolitik i Jugosllavisë ishte pastaj tejmase e veçantë, miniaturë e përkryer e Luftës së Ftohtë: Serbia dhe Mali i Zi në rolin e Bashkimit Sovjetik; Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Maqedonia dhe më pas Kosova në rolin e vendeve satelite. Perëndimi filloi të mendojë si ta dominojë këtë territor, ku vendet katolike – Kroacia dhe Sllovenia – jepnin shenja të qarta të inkurajuara nga Gjermania dhe Vatikani, ndërsa Bosnje – Hercegovina evokonte ëndërrën e shumë arabëve: një shtet islamik në qendër të Europës. Kur topat nisën të qëllojnë në 1991, në Perëndim askush nuk mendonte se Kosova mund të bëhej problem. Tani mund të thuhet se pa ndërhyrjen amerikane lufta do të ezaurohej në 1992 me shkëputjet e Kroacisë dhe Sllovenisë (fuqimisht të mbështetura nga Gjermania) dhe me një marrëveshje serbo – kroate për Krajinën, e arritur me ndonjë vështirësi. Bosnja, të cilën Milosheviçi dhe Tuxhman e injoruan në marrëveshjen e tyre të qershorit 1991 në Karaxhorxhevë, u bë instrumenti amerikan për shkatërrimin e Jugosllavisë. Tragjedia ballkanike qe kështu një luftë civile pasuese e rënies së Murit të Berlinit, madhështisë së re gjermane, copëzimit të perandorisë sovjetike dhe ekspansionizmit amerikan në Ballkan.

Sa kanë kontribuar mediat për të bërë që opinioni publik perëndimor të shikonte tek serbët fajtorët e vetëm të mizorive të përgatitura gjatë konfliktit?

Në Itali shtypi u rreshtua tërësisht kundër serbëve si në luftën në Bosnje, ashtu edhe në atë të Kosovës. Gjatë të parës, qe rrethimi i Sarajevës ai që koaguloi armiqësinë ndaj serbëve dhe mbështetjen ndaj myslimanëve të rrethuar. Me luftën e Kosovës, lajmet e bombardimeve të NATO ndaj Serbisë ngjallën instinktet perverse të hakmarrjes. Çdo goditje e dhënë nga NATO u përshëndet si një lëvizje e duhur: serbët qenë të këqinjtë dhe meritonin ndëshkimin. Siç e kujtoj në librin tim, «pasi jam kthyer në Italim në përfundim të viteve shërbimi të dhënë në Ballkan, jam ndeshur fuqishëm në miq dhe të njohur të interesuar në këtë apo atë çështje dhe aspektet kontradiktore të tragjedisë së pafundme që goditi territorin e ish Jugosllavisë në vitet ‘90. Bëhej fjalë gjithmonë për biseda shumë të vështira, pasi lënda ishte brendësuar në mënyrë të gabuar, në konformitet me një komunikim masiv me sens unik».

Keni qenë dëshmitar faktesh të përgjakshme gjatë konfliktit jugosllav?

Me cilësinë e shefit të operacioneve të misionit ECMM (1995 – 1996) merrja raporte të patrullave mbi territorin rreth luftimeve dhe aksioneve të spastrimit etnik. Në rast ngjarjesh të rënda shkoja në vend për të konstatuar çfarë kishte ndodhur dhe, nëse ishte e mundur, të sqaroja përgjegjësitë. Kështu në rastin e pushtimit kroat të Krajinës, në masakrën në tregun e Markale në Sarajevë dhe në Srebrenicë. Në ditët e para të gushtit 1995 erdhi në Zagreb lajmi i grumbullimit të trupave kroate në kurriz të Krajinës serbe. Më 3 gusht kisha shkuar në Split për të qenë më afër me zonën e luftimeve, por kufijtë tashmë qenë mbyllur. Më 4 gusht kroatët nisën Operacionin “Furtuna” dhe disa ditë nga përfundimi i operacioneve mu lejua të hyja në territoret e ripushtuara për të verifikuar nëse qenë kryer krime lufte. Pas 2 orësh marshim në Kninska Krajina, në një kaskadë pikash kontrolli hyra në Knin, ku kroatët qenë në festë dhe serbët qenë larguar masivisht. Nuk kishte asgjë për të regjistruar përveç shkatërrimit. Për të rihyrë në Zagreb përshkova të gjithë Krajinën lindore deri në Karlovac të Kroacisë: qindra kilometra në një skenar shtëpishë të djegura dhe të braktisura. Çdo herë që i bashkohesha grupeve të makinave bujqësore serbe, që me kalimin tim spostoheshin në anën e rrugës: vetëm pleq, gra dhe fëmijë. Asnjëri prej tyre nuk e dinte se ku shkonte, i kishin braktisur shtëpitë përpara se të pushtoheshin nga kroatët e shumtë që i reklamonin posedimin. Kur më 13 korrik të 1995 arriti lajmi në komandën ECMM të Zagrebit për pushtimin e qytezës myslimane të Srebrenicës, askush nuk u habit: operacioni serb kundër territorit të mbrojtur mbrohej ishte një ngjarje e paralajmëruar, deri e rënë dakord midis palëve. Një episod i ngjashëm me shumë të tjerë në kontekstin e shkëmbimit të dhunshëm në zhvillim për të mundësuar një ndarje më homogjene territoriale të Bosnje – Hercegovinës në konferencën e ardhshme të paqes. Shkova në zonë, edhe pse zonat e tjera qenë bërë të paaksesueshme për vëzhguesit ndërkombëtarë pasi helmetat blu e Kombeve të Bashkuara qenë sekuestruar dhe qenë përdorur si mburoja njerëzore në favor të telekamerës. U ktheva në Zagreb pa mundur të shikoja asgjë domethënëse. Vizitova Srebrenicën në shtator, pasi qenë përhapur lajme për një masakër të mundshme të ndodhur në korrik. Gjeta një qytezë të shqetësuar dhe të heshtur me gjurmë të qarta luftimesh. Mësova për shumë të rënë në varre të përbashkëta, jashtë qytetit. Mu duk e habitshme: nuk më rezultonte se serbë dhe myslimane qenë varrosur ndonjëherë bashkë. Askush nuk deshi të më tregojë se ku të shkoja për të verifikuar nëse qenë kryqe apo shenja islamike. Një rikonjicion absolutisht i kotë. Raporti i atentatit në tregun e Markale erdhi në Zagreb mbrëmjen e 29 gushtit 1995. Ishte hera e dytë që ai treg bombardohej dhe ashtu si në rrethanën e parë, më 1994, serbë e myslimanë patën goditur njeri tjetrin. U nisa për Sarajevë me ngutin maksimal i vendosur për të vlerësuar drejtim e trajektoreve përballë impakteve të bombave në terren, që të mund të atribuoja përgjegjësitë relative. Autoritetet qeveritare ia vinin fajin serbëve që kishin qëlluar nga Lukavica, ku praktikisht ndodhej një kazermë me mortaja. Verifikova se drejtimi i gjuajtjes nuk ishte ai i duhuri: një gjuajtje nga Lukavica nuk do të binte brenda sheshit në atë pikë. Deduktimi im teknik rreth fajësisë së pamundur të serbëve dukej se përkonte me atë që dilte nga raporti (First Impression) i Kombeve të Bashkuara, sipas të cilit masakra mund të ishte provokuar nga bomba të fshehura nën një bankarelë dhe të aktivizuar në largësi. Vlerësimi nuk u pranua nga qeveria qendrore sepse ishte firma e një koloneli rus, që më pas u transferua plot ngut. Unë mbeta i idesë se bëhej fjalë për një shpërthim të kryer nga myslimanët për të influencuar negociatat e paqes dhe ngjallur vëmendjen ndërkombëtare, gjë që shpjegonte edhe praninë e menjëhershme të CNN në vendin e masakrës.

Mbrëmjen e 15 janarit 1999 arriti në Beograd lajmi se fshati i Raçakut në distriktin kosovar të Uroshevacit ishte sulmuar nga forca të shumta serbe. Kishin mbetur të vrarë shumë luftëtarë të UÇK. Të nesërmen ambasadori  William Walker mblodhi një konferencë për shtyp ku akuzoi serbët për krime kundër njerëzimit dhe se qenë fajtorë për masakrën. Tha se personat e kapur në fshatin e Raçakut qenë drejtuar me forcë në një kanal në periferinë e fshatit për t’u vrarë: fotot që tregoi qenë të tmerrshme, me trupa të gjymtuara dhe kokë të prera. Mediat i transmetuan menjëherë kufomat e gjymtuara. 2 ditë më pas drejtuesit serbë mblodhën një konferencë për shtyp duke pranuar vdekjen e 45 kosovarëve shqiptarë, por duke mohuar se qenë futur në luginë dhe vrarë aty. Theksohej se qenë vrarë në përplasjen e zjarrit midis anëtarëve të UÇK të mbështetur nga fshatarët dhe forcave të sigurisë serbe. Në provë jepnin edhe numrin dhe emrat e ushtarëve serbë të rënë (nja 10) dhe i deklaronin si «false» pamjet e trupave të gjymtuar, në kuptimin që të vdekur kishte pasur, por qenë pasojë e luftimeve të zhvilluara tjetërkund dhe vetëm më pas qenë grupuar në luginën e Raçakut, për të akredituar idenë e masakrës së të paarmatosurve. Ndërkohë kisha shkuar në vend dhe arrita të shikoja, edhe pse në distancë, trupat në luginë të sistemuar siç tregohen në fotografi. Ndërkohë nuk i besova versionit serb për masakrën e Raçakut: pavarësisht dyshimeve të shumta – kokëprerja nuk ishte një praktikë e serbëve dhe pse vallë ta bënin në mes të ditës me vëzhguesit në afërsi? – dëshmitë u jepnin arësye të plotë kosovarëve shqiptarë. Por disa ditë më vonë takova një koleg kursi në akademinë ushtarake me cilësinë e vëzhguesit OSBE: më tregoi se kishte arritur i pari në vendin e masakrës dhe se nuk kishte parë atë që mediat e të gjithë botës treguan më pas. Më tha edhe se ia kishte referuar shefit të misionit Walker, i ardhur në vend pas tij. Pas kësaj dëshmie mendova se kishte ndodhur vërtet një vënie në skenë dhe se ambasadori ishte në dijeni. Bota duhej të njihte versionin që fajësonte sa më shumë serbët. Asnjë tjetër.

Në 78 ditët e bombardimit të NATO ju qëndruat në Beograd me cilësinë e atasheut ushtarak pranë ambasadës italiane, përfaqësia e vetme diplomatike perëndimore e mbetur e hapur. Çfarë kujtoni prej atyre ditëve?

Nga fillimet e marsit shumë qytetarë të beogradit, sidomos të pasur, nisën ta lënë qytetin. Edhe ambasadat u boshatisën, sidomos ato të vendeve NATO. Disa u mbyllën papritmas, në një natë dhe pa paralajmërim. Të parët që larguan qenë arritjet më të fundit të NATO: hungarezë, polakë dhe çekë, që gjithsesi gëzonin një miqësi të vjetër me Jugosllavinë. Mësova për largimin e tyre rastësisht, nga një telefonatë që më bëri kolegu hungarez për të më përshëndetur dhe informuar për synimet italiane. Qe shumë i befasuar kur i rrëfeva se Italia nuk kishte në program mbylljen e selisë diplomatike të saj. Më 22 mars gazetat e Beogradit e jepnin sulmin e NATO për të afërt dhe jepnin indiciet e rifuxhove për qytetarët. Mëngjesin e 24 marsit shoqërova gruan time në aeroport për të marrë fluturimin e fundit Alitalia drejt Romës. Me të shkonin të gjithë familjarët e tjerë të mbetur në ambasadë. Atë pasdite u dëgjuan gjëmimet e para nga aeroporti ushtarak i Batajnicës, pak larg nga qyteti përtej Danubit. Të nesërmen u thirra nga Shtabi i Përgjithshëm serb për komunikimet urgjente: nga njëra anë më shprehte kënaqësinë për vazhdimin e raporteve midis Italisë dhe Jugosllavisë, nga ana tjetër kundërshtimi për aksionet ushtarake të NATO i të cilës Italia ishte pjesë. Italia dhe Greqia qenë të dy vendet e vetme të NATO që nuk e mbyllën ambasadën. Pak ditë më pas kolegu grek më informoi se qeveria e tij kishte deklaruar formalisht se «Greqia nuk do të merrte pjesë në aksionet ushtarake», gjë që e autorizonte të ekspozonte edhe mbi automobilat e tij privatë shkrimin paszes të shkruar në cirilike: «Jam grek dhe Greqia nuk i bombardon vëllezërit serbë». Mendova se mos ishte ndonjë gjetje dinake për të udhëtuar qetë. Nga ana tjetër, Italia merrte pjesë më shumë se Greqia në përpjekjen ushtarake. Misionet ajrore niseshin nga baza italiane, reparte konsistente italiane qenë dislokuar në Shqipëri të gatshme pët të ndërhyrë në Kosovë. E dija se mjete italiane qenë përdorur në bombardime. E vërtetë apo false qoftë, deklarimi i kolegëve grekë më vuri në siklet. Më kot tentova të shpjegoja se bombardimet e NATO qenë pasojë e deklarimit të luftës kombëtarë, por instrument shtrëngues i organizatës për ta shtyrë Serbinë të firmoste paqen e Rambouillet. E kuptoja shumë mirë se argumentimet e mia qenë të vështira dhe jo lehtësisht të besieshme, por qenë të vetmet që disponoja. Gjithsesi para ndjesinë se serbët nuk kishin shumë dyshime lidhur me këtë. Popullsia mendoi gjithsesi se nuk qemë armiqësorë; shumë qenë të bindur se strukurat e Telecom Serbia, tek e cila Italia mbante një kuotë të konsiderueshme, do të kurseheshin dhe do të luftonin për t’i kufizuar bombardimet. Gaboheshin! Në distancën e viteve nuk di të them se qëndrimi italian ishte apo jo korrekt. Nga ana tjetër çfarë theksoja në atë periudhë rezultoi e vërtetë: NATO bombardoi, por nuk pati as prishje të marrëdhënieve diplomatike, as deklarim lufte. Me rihapjen e ambasadave dhe kthimin e kolegëve në Beograd mu desh të ktheja mbrapsht akuza mizore për qasje ambige. Megjithatë ambasada e hapur u solli komoditet të gjithëve, duke rezultuar një instrument i rëndësishëm për t’ju mundësuar serbëve të arrinin, edhe nën bomba, pdo vend europian duke hyrë nga Italia dhe duke vazhduar tjetërkund falë Schengen. Për t’u konsideruar edhe se përveç daljes, mund edhe të hyhej: Beogradi u vizitua nga delegacione të huaja.

Po përvoja njerëzore?

Shumë situata më kanë goditur nga pikëpamja emotive. Ndër më intensivet, Joint Military Commissions e 1996 dhe bombardimit i ambasadës kineze i 1999. Pas hyrjes së Forcave të Kontrollit NATO (IFOR) në Bosnje -Hercegovinë u krijuan Joint Military Commissions. Çdo brigadë e NATO e dislokuar në terren u ngarkua të merrte kontakt me repartet ushtarake e fraksioneve që luftonin në territorin e kompetencës dhe të mbëlidheshin në mbledhje periodike për të diskutuar tema me interes ushtarak dhe, po të ishte e nevojshme, të imponohej respektimi i marrëveshjes së Dayton. Çështjet kryesore qenë përshkueshmëria e rrugëve, dorëzimi i armëve, identifikimi i ushtarakëve në shërbim, vendndodhja e kazermave dhe e garnizoneve. Italia ishte përgjegjëse e komisioneve të përziera të Gorazhdes dhe Sarajevës: e para ndodhej në një ish kazermë, e dyta në një godinë në aeroportin e menaxhuar nga francezët. Mbledhjet mbaheshin çdo 15 ditë dhe qenë të lodhshme jo vetëm në terma fizikë, por edhe psikologjikë. Dukej se i gjithë vreri dhe dhuna e luftimeve të armatpsura u rishfaqën në këtë takime. Megjithatë, pati një që m’i pajtoi arësyet e ndjenjës dhe të bashkëjetesës civile. Isha thuajse në fund të një mbledhjeje të mbajtur në aeroportin e Sarajevës dhe mungonte vetëm transkriptimi në axhendë i datës për mbledhjen e ardhshme, kur përkthyesi më tha se ishte kontaktuar nga të dy palët për të mbajtur një takim të «rezervuar» në një sallë të aeroportit midis komandantit serb dhe atij mysliman. Kërkesa më befasoi dhe instinkti i parë qe ai i mospranimit: gjatë mbledhjes të dy delegacionet nuk kishin lënë gjë pa i thënë shoshoqit, por kisha vërejtur se të dy gjeneralët, ai serb më i moshuar se ai boshnjak, kishin mbajtur një qëndrim të arësyeshëm. Kërkova shpjegime dhe mu tha se të dy oficerët njiheshin. U mendova pak dhe pastaj thashë: «Në rregull, boll që takimi të ndodhë në praninë time dhe të përkthyesit». Të dy njiheshin shumë mirë. Serbi kishte qenë instruktor në Akademinë e Beogradit që boshnjaku e kishte grekuentuar si nxënës, më pas kishin qenë gjatë në të njëjtin repart. Edhe gratë ishin shumë shoqe. Në sallën e vogël të aeroportit folën për zhvillime në familjet respektive dhe qeshën shumë kur kuptuan se qenë zgjeruar me të sapolindur. Shkëmbyen dhurata shoqëruara me letra nga bashkëshortet, u përqafuan dhe u kthyen në delegacionet respektive. Kishin luftuar sepse duhej, por kishin mbetur miq. Kjo skenë më bëri mirë, i përballova mbledhjet e mëparshme me shpirtin e gjallëruar.

Po për bombardimin e ambasadës kineze?

Bombardimet ndaj Beogradit në përgjithësi ndodhnin në orare të paracaktuara: dy midis orës 20 dhe 2 të natës, i treti në mëngjes rreth orës 6. Pastaj qenë sulmet ndaj shumë vilave të Millosheviçit, në çdo orë. Afatet, në sintoni me transetimet në orët e dëgjimit maksimal, i përgjigjeshin kritereve moderne të luftës psikologjike. Mbrëmjen e 7 majit 1999 po kotolisesha përpara televizorit ku po shikoja, si gjithmonë, një kanal i vetëm me informacion për të tentuar të kuptoja çfarë po ndodhte. Erdha në vete nga dy gjëmime të njëpasnjëshme. Ishte ora 23 e 45 minuta: mendova se ishte orë e pazakontë për një sulm. U drejtova nga dritarja që shikonte nga vila e Millosheviçit, midis objektivave të meritueshme të bombardoheshinë në çdo moment. Zona ishte e qetë. E drejtova atëhere nga dritarja e pasje, në drejtimin nga Novi Beograd përtej Savës dhe drejt Danubit: pashë shkëlqime rrufeje që dilnin nga toka në qiell. Vendosa të shkoja të shikoja dhe e bëra me një modalitet që e kisha eksperimentuar tashmë: duke kaluar bahçen nga prapa dhe duke kaluar murin që më ndante nga fqinji, për të kapërcyer më pas në rrugë. E gjitha për të shmangur rojen serbe që ndodhej jashtë derës së shtëpisë time. Si zakonisht përdora një biçikletë të vjetër që e mbaja për gjëra të kësaj natyre: i keqveshur, xhupi i vjetër dhe mjekërra e parruar, berretë në kokë. Nuk shkova për qendrën e qytetit, rruga më e shkurtër, por gjithmonë e patrulluar. Mora rrugët dytësore përgjatë Danubit, e frekuentuar natën nga të rinjtë dhe ku çdo varkë e ankoruar kishte një turmë të mbledhur. Sa më shumë afrohesha dhe aq më shumë kuptoja se objektivat e goditur qenë dy, i njoha që të dy: Hotel Jugoslavija dhe ambasada kineze. Vendosa të procedoja drejt kësaj të fundit. I arritur në zonë, u drejtova drejt një prej kambanoreve që qenë formuar, por pa u afruar. Më mjaftonte të shikoja e të kuptoja nga larg: një gjë është kurajoja, tjetër budallallëku. Në qendër të grupit të vogël ishte një trupë televizive që intervistonte një përfaqësues të ambasadës kineze. Mu duk sikur pashë njerëz që i njoha dhe ndonjë koleg atashe ushtarak që, ndryshe nga unë, nuk kishte motiv për t’u fshehur. Ndërtesa nxirrte tym, zjarrfikësit qenë në punë për të shuar zjarrin dhe dy ambulanca bënin ecejake për të evakuuar të plagosurit. U ktheva nga e njëjta rrugë dhe me të njëjtat mjete në shtëpi. Mëngjesin e radhës ja kushtova leximit të komenteve të shtypit lokal: përballje qytetërimesh, dhunë, shpërfillje e imunitetit të një selie diplomatike. Mbi bombardimin e Hotelit Jugoslavija as edhe një fjalë: nga të gjithë dihej se frekuentohej nga elementë të grupit Arkan. Mediat perëndimore binin dakord në atribuimin e bombardimit të ambasadës me një «gabim tragjik», faj i hartave serbe të papërditësuara. Dyshova fort mbi këtë rindërtim. Në raportin që shkrova për eprorët e mi shpjegova se po, harta kadastrale e Beogradit qe riparë pak vite më parë dhe ajo e përdorur për bombardimin mund të kishte qenë versioni i mëparshëm; por edhe në edicionin e përditësuar ambasada kineze nuk jepej duke qenë se ndërtesa ishte ndërtim i ri. Në të dyja hartat, në vendin e bombardimit kishte një fushë të papunuar. Përpara se argumenti të zhdukej nga shtypi i brendshëm dolën në dritë motivet e vërteta të bombardimit: u fol për vendin e takimit e shërbimeve serbe apo personaliteteve serbe të ftuara, ndoshta presidenti apo gruaja e tij. Me luftën tashmë të mbaruar pashë me kënaqësi dhe gëzim mikum tim atashe ushtarak kinez, që kishte qenë ndër të plagosurit rëndë të sulmit dhe ishte kthyer në atdhe, ku mbeti i shtruar për një kohë të gjatë.

Sipas mendimit tuaj, pse Italia kontribuoi në bombardimin e Jugosllavisë?

Për shpirt të pastër solidariteti atlantik. Qeverisë italiane ju kërkuar përdorimi i hapësirës ajrore dhe përdorimi i mjeteve kombëtare të fushatës ajrore, që gjatë gjithë kohës nën kontrollin e komandës NATO. Mohimi i kësaj aleance ishte i pamundur. Por duket se pak përpara fillimit të bombardimeve presidenti amerikan i ofroi Italisë mundësinë e kufizimit të kontributit të saj ndaj disponueshmërisë se vetme të bazave «për motive oportuniteti», në konsideratë të afërsisë me teatrin operativ. Ekzekutivi e ka refuzuar ofertën. E vërtetë ose jo, dihej se fushata do të ishte vetëm ajrore. Do të kishte qenë legjitime të mos aderohej: Neni 5 i Kartës Atlantike nuk ishte evokuar, asnjë shtet anëtar i Aleancës nuk ishte kërcënuar, Kombet e Bashkuara nuk u përfshinë.

Sipas jush, pse libri mbetet i pabotuar në Itali?

Kam konstatuar jo pa shqetësim se edhe kolegë të vjetër dhe deri miq serbë nuk donin të flisnin për argumentin. Vetëm pas fillimit të luftës në Ukrainë shumë më kanë kërkuar nëse kishte afërsi midis të dy konflikteve.

Fajet e Millosheviçit janë të pdiskutueshme, por pse NATO ndërhyri haptazi në favor të popullsisë shqiptare?

Perëndimorëve dhe sidomos Amerikës i kushtonte pak rëndësi popullsisë shqiptare. Interesat qenë të tjera. Edhe pse Millosheviçi ka qenë protagonist i padiskutueshëm i marrëveshjes së Dayton, asnjëri prej objektivave të deklaruara para dhe gjatë konfliktit qenë arritur. Ëndërra e Serbisë së Madhe ishte zhdukur, Krajina dhe Sllavonia qenë humbur përgjithmonë nga Kroacia, Bosnja ishte një entitet gjithnjë e më pak i individualizuar që mirëpriste refugjatët e përzënë nga Kroacia dhe Serbia, problemi social nuk ishte indiferent. Por këto ndodhi nuk do të prodhonin një krizë të re sikur Millosheviçi të mos kishte qenë i shurdhër ndaj instancave demokratike të zhvilluara në Serbi dhe e paaftë t’i largohej kërkimin të përhershëm të një armiku. Kosova, për të cilën pak dinin deri më atëhere, siguroi casus belli. Megjithatë çështja e Kosovës nuk ishte ngritur në Dayton pasi ishte një territor i parë nga të gjithë si pjesë përbërëse e Serbisë, edhe pse e banuar me shumicë nga shqiptarë. Me përfundimin e luftës në Bosnje qeveria serbe e intensifikoi kështë represionin e nacionalistëve kosovarë, që në 1997 zgjodhën luftën e armatosur pasi që i dërguari amerikan Richard Holbrooke u pozicionua në shoqërinë «miqësore» me disa krerë të UÇK. Milosheviçi e priti Holbrooke dhe i pranoi ndërmjetësimin e një marrëveshjeje me OSBE për një armëpushim të menjëhershëm dhe të vigjëluar nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Qe ky një gabim për të cilin Millosheviçi do të pendohej rëndë. Vëzhguesit e OSBE që takova vinin nga sektorë të ndryshëm, shumë nga shërbimet sekrete të vendeve respektive. Qenë nën komandën e William Walker, diplomatit amerikan të vjetër që vinte nga një e kaluar e diskutuar në aferën Iran-Contra. Pas bombardimeve Kosova në fakt ju dorëzua shqiptarëve. Qe një heqje e paligjshme dhe me forcë e një territori të një shteti sovran.

Ndërtimi i bazës ushtarake amerikane “Camp Bondsteel” në Kosovë qe një gur i zgjerimit të NATO në lindje në funksion antirus?

Jo, mendoj se Bondsteel është projektuar si garanci sigurie ndaj rifillimeve të mundshme të lufitmeve dhe nuk do ta përjashtoja që autoritetet e Prishtinës kanë qenë të lumtura që e kanë mirëpritur. Nga ana tjetër, çfarë prodhon Kosova? Thuajse hiç: jeton me remitanca dhe, derisa ka Camp Bondsteel, ekziston një fitim i sigurtë. Megjithatë, pavarësisht nga qëndrimi amerikan, fajet e europianëve janë evidente. Gjatë gjithë viteve ’80 nuk pati asnjë tentativë për ta shoqëruar me Europën një Jugosllavi që u la e lirë të humbej në diskutime midis trashëgimtarëve të Titos, duke filluar nga Millosheviçi, që duke qenë më inteligjenti e përqëndroi pushtetin që buronte nga supremacia serbe. Beogradi u bë gjithnjë e më i shurdhër ndaj zërave demokratike megjithatë ekzistues brenda tij, që u katandisën në heshtje. Kur në fillimvitet ’90 federata nisi të shpërbëhej, në Europë nuk e kuptoi askush. Me shpërthimin e luftimeve, Europa u përgjigj me vonesë dhe keq: e gjet e implikuar pa dëshirën e saj dhe veproi në kundërdëshirë, duke dërguar treshen e saj të ministrave të Jashtëm. Më 7 korrik 1991, në një mbledhje në Brioni, delegacioni europian sanksionoi marrëveshjen midis përfaqësuesve të Sllovenisë, Kroacisë dhe Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë për pushimin e luftimeve. Qe një rezultat për të cilin të gjithë liderët europianë u mburrën, por që mbeti qëllim në vetëvete: pak kohë më pas nisën përleshjet e armatosura midis serbëve dhe kroatëve në rajonet e Sllavonisë dhe Krajinës. Edhe në këtë situatë do të mund të kufizoheshin dëmet sikur Gjermania të mos kishte tentuar ta zgjeronte influencën e saj në Ballkan dhe të afirmonte hegjemoninë e saj në Europë, me kërkesën e nxitimit të njohjes së pavarësisë të Sllovenisë dhe Kroacisë (jo e parashikuar në Brioni).

Do të kishte qenë e mundur të përmbysej më parë Millosheviçi?

Ndoshta nga fillimi luftës së 1999, pas bombardimeve të para mizore dhe demonstrimit të fuqisë shkatërrimtare të zjarrit të NATO. Shumë shpresuan atëhere në një armëpushim dhe se rifillimi i sulmeve i nënshtrohej qëndrimit serb. E shpresonte edhe opozita demokratike ndaj Millosheviçit, sidomos ajo e Zoran Xhinxhiçit: një zgjidhje që u dha atyre mundësinë e marrjes së iniciativës së fillimit të rebelimit popullor, nëpërmjet shkarkimit të diktatorit dhe duke reduktuar në këshilla të buta ushtrinë, por asgjë nga e gjitha kjo nuk ndodhi dhe bombardimet vazhduan pandërprerje, me efektin pervers të afrimit të popullit me diktatorin që nuk e donte.

Disa ekspertë theksojnë se Jugosllavia ka qenë një «laborator» ku NATO ka eksperimentuar teknika ushtarake dhe propagande më pas të rafinuara dhe të përdorura kundër Rusisë, Kinës, Iranit. Qe kështu?

Territori serbë qe terren eksperimentimi teknikave të luftës ajrore dhe të komunikimit. Zgjedhja e kryerjes vetëm të sulmeve ajrore i diktua nga nevoja për të mos pësuar humbje dhe mos anashkaluar opinionet publike të vendeve të NATO. Operacioni u planifikua si një fushatë për ta ulur delegacionin serb në tryezën e traktativave, që e kishte braktisur pasi kishte hedhur poshtë kushtet e papranueshme. Qëllim i dytë prioritar qe kundërshtimi i operacionit të spastrimit etnik në Kosovë. Të dy objektivat u munguan gjerësisht: tryeza mbeti bosh dhe inkursionet ajrore ushqyen luftimet midis serbëve dhe UÇK, që rritën operacionet kriminale e ndërsjellta dhe përdorimi i uraniumit të varfëruar që një krim mbi të cilin u vendos të mos hetohej. Përsa u përket teknikave të komunikimit, u drejtuan kundër Millosheviçit që u demonstrua i paaftë dhe i papërgatitur të konkurrojë: sa më shumë shënjestrohej nga shtypi ndërkombëtar, aq më shumë rritej posta me metoda të vjetra dhe të dalamode. Milloshevipi nuk e kuptoi se ishte ai, kreu i një vendi të vogël pa miqësi të vërteta, objektivi i komunitetit perëndimor dhe se koha e antagonizmit e të paangazhuarve kishte mbaruar. Muri kishte rënë, Rusia e dobët dhe e izoluar nuk mund ta mbronin. Në Serbi u inaugurua parimi i ndërhyrjes humanitare: doktrina e mbrojtjes legjitime (të cilës NATO deri më atëhere i referohej) që motivonte një reagim të dhunshëm përballë një agresioni u zëvendësua nga koncepti i luftës ndaj kujtdo boll që të kishte një motiv të mirëprovuar etik.

Janë të krahasueshme Kosova dhe Donbasi?

Janë konflikte shumë të ndryshme. Në luftën ballkanike përplasja ishte totalisht e pabarabartë: nga ana serbe të vdekur me mijëra, shkatërrime dhe vuajtje të paimagjinueshme, nga ana perëndimore as edhe një i rënë. Në Serbi nuk pati ndeshje, por barbari të pastër me sens unik. Në Ukrainë situata është krejtësisht ndryshe: edhe këtu ka një disproporcion midis agresorit dhe të sulmuarit, por kjo nuk i pengon ukrainasit të rivendikojnë një fitore të mundshme. Në Serbi kjo nuk ndodhi kurrë. Për sa i përket krahasimit midis shkëputjes proruse të Donbasit dhe shkëputjes proserbe të Republikës Serbe të Bosnje – Hercegovinës, e njohur edhe si Republika Srpska, vështirë se mund të rivendoset një krahasim i drejtpërdrejtë. E gjitha kjo mund të sigurohet në të ardhmen do të duhet të kalojë në një rikëqyrje të përgjithshme të strukturës së Bosnje – Hercegovinës. Mund të mendohet për një shtet mysliman me garanci ndërkombëtare, rezultat i pamundur në 1991 kur Millosheviçi dhe Tuxhmani vendosn ta ndajnë Bosnjen, duke i përcaktuar zhdukjen.

A gjeni afërsi midis batalionit ukrainas AZOV dhe UÇK së separtistëve shqiptarë, që nga fillimi i aktiviteteve tuaja në Kosovë konsiderohej një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkluara?

Jo. Batalioni AZOV është pjesë përbërëse e ushtrisë ukrainase ose të paktën kështu paraqitet, ndërsa formacionet e UÇK qenë milici terroriste që nuk kishin asnjë shans suksesi pa mbështetjen amerikane dhe britanike. Sot për Bashkimin Europian profilohet një skenar i pazakontë: duhet të përballojë një krizë pa Mbretërinë e Bashkuara, me një Gjermani gjithmonë gati për të përfituar nga dobësitë e të tjerëve për qëllime ekonomike, një Francë të ndalur në grandeur e saj, një numër shtetesh «sovranistë» gjithnjë e më kundërshtarë ndaj Parisit dhe Berlinit, një shumëfishtësi të sapoardhurish në Bashkimin Europian të tërhequr vetëm nga mirëqenia ekonomike dhe nga siguria e garantuar nga NATO. Pavarësisht gjithçkaje, do të mund të dilte një rehabilitim funksional i Europës ku shtetet ish jugosllave mund të luajnë një rol të rëndësishëm. Të vendosur në mënyrë tashmë të parevokueshme kufijtë e Sllovenisë dhe Kroacisë, ato qesharakë të Kosovës dhe Bosnje – Hercegovinës, atë mjeranë të Malit të Zi dhe Shqipërisë, pas rreth 30 vjetësh Serbia mund të rimarrë një rol të rëndësishëm në një teatër gjeopolitikisht vendimtar. Europa duet të meditojë mbi gabimet e së kaluarës, duke adoptuar qasje racionale. Mund të pranohet njohja e Kosovës si formë «konçesioni», ndoshta duke parashikuar me traktatin ndërkombëtar ekstraterritorialitetin e manastireve ortodokse. Pas hyrjes së të dy vendeve në Bashkimin Europian, Serbia nuk do të vononte ta tejkalonte ekonomikisht një Kosovë të varfër dhe të privuar nga resurset.

Sipas jush, do të hyjë Serbia në Bashkimin Europian?

Midis shteteve jashtë nga Bashkimi Europian, nuk shikoj asnjë më europian. Anasjelltas, Ukraina nuk ka asnjë mundësi të futet së shpejti. Flitet për të paktën 15 – 20 vjet.

Neutraliteti i shfaqur nga drejtuesit aktualë serbë në situatën aktuale gjeopolitike është një opsion i përshkueshëm?

E di mirë se «neutraliteti» dhe «mosangazhimi» janë koncepte që evokojnë tek serbët kujtime të lavdishme, kur marshalli Tito vlerësohej dhe guxonte të paraqitej si pol autoritar midis superfuqive, por ajo botë nuk ekziston më. Angazhimi i Suedisë dhe i Finlandës në NATO tregon se neutraliteti nuk është më një opsion i praktikueshëm, të paktën jo tani. nuk besoj se dikusht do t’i kërkojë Serbisë t’i vendosë sanksione Rusisë; politika e presidentit Aleksandar Vuçiç nuk do ta dëgjojë. Edhe fakti që tentativa e Vuçiçit për ta takuar ministrin e Jashtëm rus Lavrov në Beograd është penguar nga vendet kufitare dhe, sipas meje, një lëvizje për të dobësuar rusin, jo serbin. Vuçiç bën mirë që e ruan afërsinë shekullore serbo – ruse, por duhet ta bëjë në optikën e moskompromentimit të interesave të Serbisë. Për të dëmtuar Rusinë, Shtetet e Bashkuara nuk do të shpërfillin të rilidhin marrëdhënie diplomatike me armiq të vjetër dhe të harrojnë mosmarrëveshje që dukeshin të përjetshme.

Si e vlerësoni «rizgjimin» ushtarak të Gjermanisë?

Në masën në të cilën Europa do të mbesë e bashkuar, rizgjimi i Gjermanisë mund t’i avantazhojë të gjithëve, por që kjo të ndodhë Europa duhet të ketë një politikë të jashtme dhe mbrojtjeje të përbashkët, gjë që nuk do të ndodhë nesër. Për këtë jam i preokupuar se nëse Gjermania riarmatoset në mënyrë autonome. Sa më shpejt ndodh riarmatimi, aq më keq është.

(nga Limes)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Konservatorët fitojnë mandatin e tretë qeverisës në zgjedhjet në Kroaci

Partia konservatore në pushtet e Kroacisë, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) e udhëhequr nga kryeministri Andrej …

Leave a Reply