Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë publik një denoncim që i ka mbërritur. Sipas Ana Shtjefnit, administratores së Kepit të Rodonit, fadromat e IMT-së kanë ndërhyrë në pronën private duke prishur rrugën para Kishës së Shna Ndout. Berisha i konsideron këto sulme si kriminale ndaj Kishës.
Reagimi i kreut të PD, Berisha
Sulme kriminale ndaj pronave të Kishës në Kepin e Rodonit!
Edi Rama, në rrugën e të atit të tij shpirtëror, Enver Hoxha, u vërsulet me tërbim pronave të Kishës. Bandat e qeverisë shkatërrojnë rrugën e pelegrinëve për te Kisha e famshme e Shna Ndout, e Kepit të Rodonit. Dënoj me forcën më të madhe vandalizmin qeveritar të Edi Ramës ndaj pronave të Kishës nga banda të qeverisë. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Jam Ana Shtjefni, administratorja e Kepit te Rodonit, prone e freterve te Shkodres Kjo eshte njera nga momentet kur IKMT dhe IMT e Durresit nen fushaten “Bregdeti yne” me date 18 dhe 23 qershor 2021 nderhyjne brenda nje prone private (te Kishes katolike- urdheri i freterve minore) dhe prishin rrugen para Kishes se Shna Ndout ne Kepin e Rodonit .
Fatkeqesisht, me gjithe perpjekjet e mija per ta bere publike ate çfare po ndodhte ato dite ne Kepin e Rodonit, te gjitha mediat u distancuan. Ndaj thuajse askush nuk e di qe keta kriminela kane pasur guximin dhe pafytyresine te dhunojne edhe rrugen e Kishes , me te vetmin qellim per te me luftuar mua personalisht qe t’u hapej rruga per te pushtuar Kepin e Rodonit, akoma te pazaptuar nga te pangopurit Rruge e shtruar me pllaka guri ne qershor 2020 mbi te gjitha per t’u mundesuar kalimin e lire, personave me aftesi te kufituar qe frekuentojne Kishen. Shikojeni se si ishte rruga me date 13 qershor 2021, ne festen e Shna Ndout, ku kishin ardhur mijera pelegrine per t’u lutur tek Kisha… Ja si u kthye nje jave me pas…
Ju lutem bejeni publike, kjo eshte me katastrofe se gjithcka. Ky populle duhet ta shohe se kete kriminela nuk ndalen para asgjeje, nuk kane asnje morale.
“Rrno per me tregue”, thoshte at Zef Pllumi…