Bujqësia në krizë, ja propozimet e PD për të nxitur prodhimin vendas dhe frenuar falimentimin e fermerëve 

Deklaratë e Kryetarit të PD Lushnje, Eduart Sharka

Partia Demokratike, në konteksin e krizave botërore, dhe situatës së veshtirë ku ndodhet sot bujqësia, vlerëson si emergjente marrjen e disa masave të menjëhershme për të nxitur prodhimin vendas,dhe frenuar braktisjen e bujqësisë dhe të zonave rurale.

Për këtë propozojmë:

1-) Për nxitur mbjelljet e sezonit të vjeshtës, i kërkojmë qeverisë të alokojë fondin e mjaftueshëm për të furnizuar me naftë pa taksa 50%-shin e ngelur të fermerëve të cilët kanë aplikuar, janë shpallur fitues dhe nuk përfitojnë për mungesë të fondeve.

2-) Të dyfishojë kuotën mbështetëse për një Ha të mbjellë me grurë, nga 30 mijë në 60 mijë lekë, dhe të heqë kriteret diskriminuese si ai që përfitojne vetëm ata që mbjellin mbi një hektare, sepse vetëm ky kriter përjashton mbi 70% të fermerëve nga kjo skemë.

Gjithashtu të shmangen burokracitë e tjera, që i kushtojnë fermerit me shumë se tarifa që do të përfitojë.

3-) Plotësimin me fondin e nevojshëm të skemës mbështetëse për blektorinë për të paguar 50%-shin e mbetur të blektorëve të kualifikuar. Aktualisht kanë aplikuar 6 mijë blegtorë dhe viza e kuqe është te numri 3 mijë.

4-) Korigjimi i menjëhershëm i politikave fiskale që prekin sektorin e bujqësisë:

a-) Korrigjimin e ligjit për TVSH-në duke barazuar shkallën e TVSH në shitje me atë në blerje për qarkullim e brendshëm të produkteve bujqësore e blektorale që furnizohen nga prodhuesit me statusin “Fermer”.

Për këtë “gafë fiskale” të qeverisë sot një konsumator shqiptar kur blen një produkt fermeri në treg te formalizuar paguan 22-27% TVSH kur duhet të paguaj vetëm 20% dhe një subjekt tregtar që furnizon këtë produkt paguan 20% tatim mbi xhiron, në vend që të paguajë 20% tatim mbi vlerën e shtuar. Pikërisht për këto arsye qarkullimi i brendshëm i këtyre produkteve është 90% informal.

b-) Njohjen si të kreditueshme të TVSH-së së paguar në blerje për eksportuesit e produkteve bujqesore që furnizohen nga prodhuesit me statusin “Fermer”.

c-) Zerimin e TVSH -së për imputet bujqësore që aktualisht është 10%. Ndëerkohë që të gjitha qeverite e botës bëjnë ulje të barrës fiskale për prodhuesit bujqësor, kjo qeveri bën të kundërtën.

d-) Heqjen e 5% Tatim Fitimi për SHBB (Shoqeritë e Bashkëpunimit Bujqësor) dhe njesim të statusit të tyre me statusin fiskal të prodhuesit me status “Fermer”.

About Redaksia

Check Also

Deklarata/Dumani është takuar me McGonigal, Meta, mesazh Ramës: Edi do të këmbehesh me Fredin

Kreu i PL, Ilir Meta ka bërë sonte deklaratën e fortë ku ka denoncuar takimin …

Leave a Reply