Kumbaro: Kam dalë e maskuar në plazhe…

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, i ka habitur të gjithë sot kur tha se ka dalë e maskuar në plazhe për të inspektuar problematikat.

Ajo u shpreh teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” se ka inspektuar plazhe, konkretisht në Dhërmi, “e fshehur” nën syze dhe kapele, duke shtuar se asnjë nuk e ka njohur.

Ministrja Kumbaro ka një imagjinatë fantastike, truri i saj i gatshëm të të realizuar filmat me agjentë, që nuk pikasen në sytë e publikut.

Por në terren, asnjë punë nuk bën të të vërtetë, madje, justifikon ‘pikat e voçkla’, tokat e Shqipërisë që i marrin ca të ashtuquajtur investitorë strategjikë, miq të qeverisë.

“Në mes të Dhërmiut, mes dy plazheve private unë kam bërë inspektime në terren gjatë gjithë sezonit, e fshehur nën syze dhe kapele, anonime.

Nuk më ka njohur askush dhe kam lëvizur nëpër territor sa herë që kishte reagime në Facebook, shkoja vetë dhe e verifikoja e maskuar.

Kam parë plazhe në Dhërmi, mes dy plazheve private, plazh publik që ishte përgjysmë bosh, ndërkohë që dy plazhet anash ishin plot.

Kjo mania për të shkuar në mëngjes apo për të gjetur një moment që ca shezlongë janë bosh, nuk ia vlen që të zgjatemi”, u shpreh Kumbaro.

About Redaksia

Check Also

SPAK: Bardhi nuk ka shpifur për akuzat ndaj Olsi Ramës tek kokaina

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi …

Leave a Reply