Blendi Gonxhe po shpenzon më shumë se i gjithë sistemi energjetik

Nga Klodian TOMORRI

Vetëm dy muajt e fundit, Blendi Gonxhe ka shpallur 30 milionë euro tendera. Pista garash andej nga Elbasani, një qendër të madhe këtu në Tiranë etj, etj. Disa i bën Fondi i Zhvillimit, por lekët janë të Drejtorisë së Transporteve.

Pra, aktualisht Blendi Gonxhe është duke shpenzuar më shumë para në tendera se gjithë sistemi energjetik shqiptar. Ndaj shtrëngojini mire lavatriçet, jo më shumë se 3 herë në muaj. Këto janë prioritetet e qeverisë. Po nejse.

Historia është kështu. Kur ndërmarrjet publike dalin me fitim për shkak të tarifave abuzive që u vendosin qytetarëve nga pozitat e monopolit, fitimet bëhen rrush e kumbulla nëpër tendera dhe nuk shkon asnjë lek në buxhet për qytetarët. Kur ndërmarrjet publike dalin me humbje, humbjet i paguajnë qytetarët nga buxheti.

Këto tenderat këta i justifikojnë që po përmirësohet shërbimi për qytetarët dhe gjëra si këto. Mirëpo shkon ti për të bërë kolaudimin e makinës, të del roja përpara dhe të thotë; nuk punojmë sot se ka rënë sistemi.

Dita jote e punës iku. 30 milionë eurot ikën nëpër tendera. Sistemi, edhe ky iku. Por ky është i AKSHI-it. Pra, teksa këta sistemojnë paratë publike nëpër tendera, që do përmirësojnë shërbimin, ty të mbetet të presësh sërish radhën kur të rregullohet sistemi i Gonxhes dhe Mirlindës.

About Redaksia

Check Also

Vendimi dhe firma që çon Ramën në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ëngjëll Agaçi ishte në SPAK këtë të premte, …

Leave a Reply