6 muaj nga pushtimi rus i Ukrainës

Himars. Është kjo fjala kyç e javëve të fundit për të treguar zhvillimet e pushtimit rus të Ukrainës. High Mobility Artillery Rocket System është një sistem i shumëfishtë lëshimi raketash, shumë i lehtë, që montohet mbi mjetet ushtarake dhe që dallohet prej aftësisë goditëse, duke dëmtuar në mënyrë të thellë, objektiva deri në 120 kilometra largësi.

Në pritje të ndryshimit të skenarit

Ekspertët amerikanë i konsiderojnë këto sisteme, të furnizuar nga Shtëpia e Bardhë për Kievin duke filluar nga korriku i kaluar, “game changer” në kuptimin e vërtetë të fjalës, armë që mund të jenë në gjendje të prodhojnë një ndryshim të rëndësishëm në ekuilibrat e konfliktit dhe që kanë lënë një gjurmë të fortë në terren, me më shumë se 30 sulme të ushtrisë ukrainase të shkuara në shenjë kundër qendrave të shpërbërjes, magazinave të municioneve dhe strukturave logjistike të komandës ushtarake ruse, të paktën sipas asaj që bëhet e njohur nga Qendra për Komunikimin Strategjik dhe Sigurinë Informatike e qeverisë ukrainase. “Forcat e armatosura ukrainase po përdorin sistemet raketore me rreze të gjatë me rezultate të mëdha, ka deklaruar disa javë më parë sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd J. Austin, dhe mendoj se diferenca që këto armë po prodhojnë në terren është e dukshme për të gjithë”.

Kështu, pas një faze të parë të konfliktit, që dukej e favorshme për Rusinë, në gjendje që të pushtojë midis fundit të pranverës dhe fillimit të verës të gjithë provincën e Luganskut dhe zemrës industriale të Ukrainës lindore të Donbasit, ndjesia është se tani ushtarakët ukrainas janë në gjendje të realizojnë aksione kundërsulmi për të rifituar pozicione sidomos në bregun jugor të vendit, në zonën e Detit të Zi. 16 sistemet Himars e dërguar nga Shtetet e Bashkuara për Kievin, si aneks stërvitor i personelit ushtarak ukrainas, janë përdorur deri më tani, për shembull, për të ushqyer sulme ndaj qytetit Kherson, kapur grykëderdhjen e Dnieprin, e rëndësishme për të arritur si Krimenë, ashtu edhe zonën e Mariupolit, dhe për momentin nën kontrollin e Moskës.

Këto aksione, bashkuar me operacione sabotazhi në Krime dhe me luftën partizane në rritje të rajoneve limitrofe, sidomos në oblastin juglindor të Zaporzhizhias, e kanë detyruar Rusinë të transferojë disa mijëra njerët nga Donbasi drejt jugut, duke rihapur një front që rusët besonin se e kishin krejtësisht nën kontroll. Aksionet shqetësuese dhe kundërsulmuese të lëshuara nga Ukraina në korrik e në gusht nuk janë për më tepër të rëndësishme vetëm nga pikëpamja strategjike, por edhe në frontin e brendshëm, pasi rigjallërojnë energjitë mendore si të trupave në terren, ashtu edhe të popullsisë civile.

Raportet e forcës ushtarake

Një tjetër element të cilit i duhet kushtuar vëmendje, duke shikuar në muajt e ardhshëm të luftës dhe në 6 muajt e konfliktit tashmë prapa krhaëve, ka të bëjë me një fazë të dytë që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të ndërmarrin për sa i përket mbështetjes ushtarake ndaj Kievit. Niveli teknik i armëve të dërguara nga Uashingtoni në fakt po rritet eksponencialisht, siç e demonstron dërgimi, përveç i Himars, edhe i ScanEagle, drone të përdorura për të lokalizuar dhe rrëzuar mjetet ajrore ruse dhe që mund të qëndrojnë në kuotë për më shumë se 18 orë. Natyrisht, nuk është e mjaftueshme që të mund të mendosh për një përmbysje totale të raporteve të forcës në planin ushtarak midis Ukrainës dhe Rusisë, që vazhdon të ketë një superioritet strategjik vendimtar në më shumë fronte. Për shembull, në fushën e hapur resurset e limituara të artilierisë së ushtrisë ukrainase nuk mundësojnë të nisen ofensiva direkte, por i detyrojnë ukrainasit të spostohen me shpejtësi pas inkursioneve për të shmangur zjarrin e kundërbaterisë ruse. Faktikisht, Rusia mund të mbështetet mbi raketa me rreze të gjatë që nuk është në fakt në disponueshmërinë ukrainase dhe mungesa e së cilës bllokon qysh në lindje çdo tentativë sulmo frontal. Pikërisht mbi këtë aspekt në javët e fundit është rritur presioni i ministrit ukrainas të Mbrojtjes Oleksii Reznikov ndaj Shteteve të Bashkuara me qëllim që t’i jepen Kievit sistemet raketore me rreze të gjatë si ATACMS (Army Tactical Missile System), me një rreze deri në 300 kilometra. “Shpresojmë që të merret me shpejtisë një vendim politik për të na furnizuar me ATACMS”, ka deklaruar në fillimet e gushtit Reznikov gjatë një interviste me radiotelevizioni shtetëror amerikan Voice of America. “Kjo do të na mundësonte jo vetëm që të mbronim ushtarët tani, por sidomos t’i sulmonim kundërshtarët në mënyrë shumë më efikase”.

Situata aktuale e përdorimit përbën gjithësesi një sinjal të rëndësishëm karshi asaj që është e mundur të pritet nga kjo fazë e konfliktit: një impenjim gjithnjë e më i vendosur i Uashingtonit dhe i NATO përkrah Ukrainës. Mund të ecë në këtë drejtim dërgimi për Kievin i avionëve luftarakë, i bllokuar deri më tani nga tentativa diplomatike për të mos krijuar një fërkim politik të mëtejshëm midis Moskës dhe aleancës euro – atlantike, por që tani nis të diskutohet në mënyrë gjithnjë e më konkrete. Në 6 muajt e parë të luftës pabarazia e resurseve midis Ukrainës dhe Rusisë i ka dorëzuar në mënyrë të pashmangshme qiejt në duart e Moskës. Me mbi 1500 mjete ajrore ushtarake kundrejt rreth 100 të ukrainasve, ushtria ruse ka mundur t’i furnizojë një mbështetje ajrore substanciale trupave tokësore të saj, duke u shtyrë deri në 200 aksione ajrore në ditë, ndërsa Kievit i është dashur të kryejë një betejë selektive, duke u mbrojtur në ajpr vetëm ku është e nevojshme, për të shmangur humbjen e flotës ajrore tashmë shumë të reduktuar, e përbërë kryesisht nga gjuajtës MIG-29 e SU-27 dhe nga bombardues taktikë SU-24 e SU-25.

Për këtë motiv, nga 24 shkurti Ukraina për sa i përket mbrojtjes ajrore i ka besuar sistemeve raketore tokë – ajër me rreze të gjatë, për më tepër me rezultate të konsiderueshme, por megjithatë pa mundur të kundërbalancojë supremacinë e Moskës. Të rëndësishëm kanë qenë edhe dronët, sidomos bombarduesi me guidë lazer Bayraktar TB2, i prodhimit turk, dhe amerikanët Phoenix Ghost e Switchblade. Pavarësisht nga puna e mirë mbrojtëse e avancuar nga Ukraina, është evidente sesi heqja e bllokimit të furnizimeve të mjeteve ajrore nga ana e NATO do ta ndryshonte rrënjësisht konfliktin. Një ushtri ukrainase në gjendje që të mund të mbështetet mbi avionë bombardues si F-15 e F-16 do të ishte edhe më forcuese në tentativën e saj për të rihapur, kësaj radhe në mënyrë definitive, frontin jugor të konfliktit.

Zelensky, ukrainasit dhe Perëndimi

Duke filluar nga këto dinamika del në mënyrë të qartë sesi mesazhi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ndaj botës perëndimore në 6 muaj nga fillimi i luftës vazhdon të jetë gjithmonë i njëjti: “Kemi nevojë sidomos vetëm për armë dhe, nëse është e mundur, për ta detyruar Putinin të ulët në tryezën e bisedimeve me ne”. Nga ana tjetër, bëhet fjalë për një pozicion të pranuar nga pjesa më e madhe e popullsisë ukrainase, që në këtë semestër konflikti ka demonstruar se është e vendosur të rezistojë ndaj pushtimit dhe në rezonancë të plotë me qeverinë. Një përfaqësim plastik i moralit të ukrainasve respektivisht konfliktit është praktikisht ai i mijëra njerëzve që kohët e fundit janë mbledhur në qendër të Kievit për të asistuar në ekspozimin, e organizuar nga ministria e Mbrojtjes ukrainase, e mjeteve ruse të rrëzuara në luftë, një sekuencë e gjatë e tankeve, pjesëve të artilierisë, kamionëve ushtarakë, helikopterëve dhe avionëve, të ekspozuara në shumë qendroren Khreshchatyk, rrugën kryesore të Kievit, që ka tërhequr turma qytetarësh, të dëshiruar që të bënin një selfie kujtim përkrah një armatimi rus të shkatërruar.

Sigurisht që apelet e Zelensky deri më tani kanë mbetur të padëgjuara, nëse është e vërtetë që Shtetet e Bashkuara nga shkurti deri më gushtin e 2022 kanë dërguar më shumë se 10 miliard dollarë vetëm në ndihma ushtarake, që u shtohen 2.5 miliard dollarëve të caktuara nga Bashkimi Europian dhe 2.3 miliard stërlinave të Mbretërisë së Bashkuar. Për ta kuptuar deri në fund rëndësinë e këtyre shifrave, mjafton të mendosh se i gjithë buxheti për ndihmat ushtarake të jashtme të Shteteve të Bashkuara në 2020 ka qenë 11.6 miliard dollarë, një shifër që përfshinte 3.3 miliardët për Izraelin, 2.8 miliardët për Afganistanin dhe 1.3 miliardët për Egjiptin. Për më tepër, nga kjo pikëpamje konflikti ukrainas ka shfaqur centralitetin amerikan në ekuilibrat gjeopolitikë të kontinentit europian, një element ende vendimtar dhe që i mban Shtetet e Bashkuara të fortë në rolin e tyre si liderë të padiskutuar të Perëndimit. Por pavarësisht një rikuperimi të dukshëm të ushtrisë ukrainase në zonën jugore të vendit, shifrat gjithnjë e më të rëndësishme në ndihma ushtarake dhe përdorimi i armëve dhe i mjeteve dora dorës më të sofistikuara, do të ishte megjithatë një gabim të mendohej për përmbysje të menjëhershme në frontin e konfliktit. Ideja se Ukraina po rikuperon mund ta bëjë më pak inçizive kërkesën për ndihma ushtarake, një faktor që duhet analizuar edhe në raport me trazirat politike dhe sociale që pritet të përballet Europa, pak muaj nga një dimër që paralajmërohet shumë i ashpër në frontin energjitik.

Kartërat në duart e Putinit

Pikërisht mbi këtë synon shumë Vladimir Putini, që pret një fleksion të mbështetjes së Bashkimit Europian ndaj Kievit pas një sezoni dimëror që do t’i shtyjë çmimet e gazit dhe natës në maksimumet historike. Është evidente se presidenti rus po lufton sot një luftë ndryshe nga ajo që kishte hipotezuar, por pavarësisht një krize ekonomike epokale për Rusinë dhe raportet dora dorës gjithnjë e më të ftohëta me drejtuesit e forcave të armatosura dhe të inteligjencës të FSB, është dukshëm në kontrollin e situatës, sidomos në rast se skenari do të mbesë për momentin më i mundshmi, domethënë në luftë fërkimi ku ushtria më e mësuar në mbështetjen e cfilitjes së betejës do ta ketë më mirë, një karakteristikë kjo që e vendos Rusinë në një gjendje avantazhi të dukshëm. Veç kësaj, Putini mundet të mbështetet akoma mbi një numër të madh rezervistësh, duke qenë se megjithëse flitet për muaj, trupat e rregullta ruse nuk janë forcuar kurrë nga ndihma të jashtme dhe synon të mbajë nën presion opinionin publik rus duke organizuar në shtator një proces spektakël kundër robërve të Batalionit Azov të kapur në betejën e Mariupolit, të akuzuar për “nazizëm”. Një faktor tjetër për t’u mbajtur në konsideratë ka të bëjë me mundësinë që Rusia me antë të referendumeve të pilotuara mbi shembullin e asaj që ka ndodhur në Krime më 2014 të deklarojë aneksimin zyrtar të territoreve të Luganskut, Donjeckut dhe Khersonit, një eventualitet i theksuar shumë herë në javët e fundit nga zëdhënësi amerikan për Sigurinë Kombëtare  John Kirby. Dukshëm që do të bëhej qartë për një lëvizje që nuk do të kishte asnjë vlerë në frontin e njohjes ndërkombëtare (pikërisht siç ka ndodhur me Krimenë), por që do të shërbente thjesht instrument propagande për Moskën.

Në çdo rast, kjo luftë deri më tani ka mësuar se është e vështirë të bëhen parashikime. Skenari më i mundshëm parashikon gjithmonë në periudhë afatgjatë një Rusi në gjendje të kontrollojë të gjithë porcionin lindor të vendit, me Donbasin në tërësi, por e paaftë të vazhdojë më tej. Një situatë ngërçi me territorin ukrainas e ndarë më dysh dhe një gjendje substanciale tensioni të përhershëm. Së fundi, që shërbejnë si sfond dramatik i këtyre 6 muajve të parë të luftës janë numrat lidhur me vdekjet, të plagosurit dhe të shpërngulurit. Sipas Kombeve të Bashkuara, civilët ukrainas e mbetur të vrarë nga shkurti deri më sot do të ishin midis 6000 dhe 8000 (por është një llogaritje e ulët, pasi për zyrtarët ukrainas civilët e vrarë do të ishin rreth 50000), me më shumë se 10000 të plagosur, të cilëve u shtohen rreth 10000 të vdekurve dhe 30000 të plagosurve të ushtrisë ukrainase. Më të vështira vlerësimet në frontin rus, që gjithësesi mund të llogariten, duke i afërsuar vlerësimet e lëshuara nga qeveria ukrainase, qeveria e Moskës, NATO dhe Pentagoni, me të paktën 20000 ushtarakë rusë të vdekur dhe 40000 të plagosur. Gjithësesi, në total deri më sot në pushtimin rus të Ukrainës duhet të kenë vdekur të paktën rreth 40000 njerëz. Një hekatombë e përbindshme, të cilës i shtohen 12 milion ukrainasit (30% e banorëve të vendit, popullsia totale e të cilit ishte 42 milion banorë) të detyruar të largohen për shkak të luftës: 6 milion janë sot në vende të tjera europiane, kurse gjysma tjetër ka gjetur strehin brenda kufijve ukrainas. Sipas Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, totalisht 10 milion qytetarë ukrainas e kanë kaluar kufirin nga nisja e konfliktit e deri më sot, thuajse 4 milion kanë vendosur nga maji e këtej të rikthehen në shtëpi, me shpresën e bindur se lufta do të përfundojë shpejt.

(nga Aspenia Institute)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Osmani në New York: Kosova, krenare që ka kaq shumë miq dhe aleatë në krah të saj

Pas fjalimit rrëqethës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, presidentja e Kosovës, Vjosa …

Leave a Reply