Urim me të vërteta

Nga Luçiano BOÇI

Fillimi i çdo viti shkollor ngjason me fillimin e jetës!

Shoqëria kërkon të kapë ripërtëritjen me ritmin hyjnor.

Ka shumë dëshira, pasione, premtime, përbetime, dashuri për librin, dijen, klasën, bangën.

Ka shumë garë, qëllime, shpresa e destinacione ëndrrash.

Dhe lulet, urimet, rrjedhin lumë…

Pa fillimvitin shkollor bota ndoshta nuk do kishte kaq gëzim!

Dhe ndoshta njëherazi kaq gëzim të thyer me dëshpërim!

Sidomos në Shqipëri:

Ku librin qeveria “ta fal” të grisur.

Ku kujdesin ta jep të stisur.

Ku mësuesin e quan të pavlerë.

E politika e sheh me inat e vrer.

Ku shkolla s’ka as oborr.

E drejtuesi është thjesht një horr.

Ku diku shkollat e klasat janë bosh.

E diku të futur ngjeshur si në kosh.

Po nuk mbaron këtu.

Humori i hidhur nuk mjafton.

Sistemi arsimor sot vuan kaosin total të mungesës së koherencës midis kurrikulave, programeve e teksteve.

Të ndërprejes së lidhjes midis cikleve.

Të mungesës së investimeve, me objekte arsimore në pjesën më të madhe të degraduara e me mësuesë të pavlerësuar.

Me klasa me banga, por pa nxënës.

Me shkolla më internet, por pa laboratorë IT, pa mjete mësimore e biblioteka bashkëkohore.

Me shkolla me ngjyra, por me një dije monokolore bardh e zi si vetë padija.

Me një diskriminim arsimor të instaluar fort që ka ndarë si me thikë zonat rurale nga ato urbane.

Me një shkollë ku vendin e edukimit e ka zënë politika…

Më zi nuk ka.

Por kjo nuk është dita për të mbajtur zi.

Është dita për të uruar dhe mbi këtë urim të rrisim shpresën se Arsimin do ta kthejmë në rolin e vendin që i takon, për fëmijët tanë, mësuesit e atdheun!

Gëzuar mësues e fëmijë të dashur fillim e rrugës drejt dijes jetëdhënëse!

About Redaksia

Check Also

Drejtësia e Re, Prindi 1 dhe 2

Nga Artan HOXHA Të enjten e kaluar, Kuvendi Rilindës, pas një zvarritjeje më shumë se …

Leave a Reply