Viti i ri shkollor/ Zhupa: 226 mijë nxënës më pak në 15 vjet

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor. Zhupa pasi ka uruar nxënësit për një vit të mbarë shkollor, shkruan në reagimin e saj se, në 15 vjet janë 226 mijë nxënës më pak, një shifër alrmante që tregon shpopullimin e vendit nga keqqeverisja.

Deputetja vë gjithashtu në dukje problematikat e tjera të arsimit dhe thekson se e ardhmja është në rrezik.

Reagimi i plotë

Vit të mbarë shkollor nxënës dhe mësues!

Fatkeqësisht 226 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës në 15 vjet.

Shifër alarmante që tregon qartë shpopullimin e Shqipërisë nga keqqeverisja.

Por edhe pse nxënës më pak, mungesa e vullnetit politik për ti cuar paratë dhe investimet te arsimi ka bërë që problemet të jenë edhe më të thella se 15 vite më parë.

Nga premtimet me klasa dixhitale edhe me 4 milion euro të harxhuara kemi kaluar te librat e përdorur dhe kërcënimet për fëmijët. Librat e përdorur janë larg të qënurit tekste nga të cilat fëmija mund te mësoj edhe të zhvillohet. Tallja me tekste falas vazhdon në ERTV.

Klasat kolektive vazhdojnë edhe pse duhet të ishte realitet i tejkaluar në 2022.

Në mes të Tiranës ende zhvillohet mësim me turne.

Mungesa e internetit në më shumë se 50% të shkollave rurale (sipas Bankës Botërore vetëm 47% e shkollave rurale kanë akses në internet).

Mungesa së bazës mësimore në kabinete, laboratore në shkollat e Shqipërisë.

Mungesa e ujit të rrjedhshëm në shkolla, edhe në zonat rurale mungesë e ngrohjes dhe ftohtjes së klasave.

Rrogat e mësuesve janë tregues i qartë se si ka dështuar edhe me arsimin kjo qeverisje. Nga viti 2013 deri tani, duke llogaritur edhe inflacionin, rritjen e çmimeve çdo vit, pothuajse nuk ka rritje reale të pagave me Edi Ramën.

Këto janë vetëm disa nga problemet që përballet arsimi sot. Një qeveri që nuk kujdeset për arsimin, është qeveri antishqiptare.

E ardhmja është në rrezik!

About Redaksia

Check Also

PD nuk ka të bëjë me rastin Basha-Muzin: Do t’i çojmë me postë ambasadores Kim gjetjet e auditit

Deklaratë e anëtarit të Kryesisë së PD, Arben Ristani Në një intervistë televizive Ambasadorja Kim …

Leave a Reply

Your email address will not be published.