Berisha: I bëj thirrje, Komisionit Europian që të mbajë qëndrimin më të rreptë, të mos disbursojë asnjë qindarkë pa kontrolluar aferën e tmerrshme multi-miliardëshe të Portit të Durrësit, që tani së fundi del se përfitues përfundimtar nuk është më Emari, por është dikush i afërt i Vuçiçit!
I bëj thirrje Komisionit! Port ii Durrësit është port i shpallur nga Sekretariati i Transportit të BE si port strategjik. Edi Rama me këta ministra duan të ndërtojnë Dubain e tyre!
Vetëm toka aty kushton 3 miliardë euro! Ndërtimi është i llogaritur 4 miliardë euro!
Gjithçka pa garë! Gjithçka pa asnjë konsultë!
Ju lutem, kini mëshirë edhe për taksat e qytetarët shqiptarë, edhe për taksat e qytetarëve europianë!
Po shtoj gjithashtu, se paratë e taksapaguesve shqiptarë janë përdorur në aferën e djegësave.
Prandaj, kujdesin më të madh!
Njerëzisht i kërkoj KE-së, të mos disbursojë asnjë qindarkë pa hetuar plotësisht aferën e Butrintit! Një aferë gjigante korrupsioni, shpërbërja e njërit prej parqeve më të çmuara të Shqipërisë, të rajonit dhe të Europës, kryekëput mbi bazën e korrupsionit!
I bëj thirrje, Parlamentit Europian dhe Kongresit të SHBA të ndërmarrin një hetim të plotë për këto afera të mëdha!
Shqipëria ka tejkaluar çdo lloj limiti, linje të kuqe për sa i përket vjedhjes dhe korrupsionit.
Thirrja ime për KE-në është një hetim për monumentet e nacional-korrupsionit në Tiranë, kullat e drogës!
Për shqiptarët dhe europianët, kam një të dhënë zyrtare: Indeksi i ndërtimeve në Shqipëri është mesatarisht tri herë më i lartë se në çdo vend të BE. Çmimet në Shqipëri jo vetëm që s’janë ulur, por qëndrojnë në vendin e tretë më të lartë në Europë.
Droga, lumenjtë e drogës po e rrënojnë këtë vend !