Kulla edhe tek Parku i Liqenit me 33 kate secila, parku po zhduket

Gazetari Klodian Tomorri shkruan se kanë nisur ndërtime të reja nga zona e Gardës deri tek diga e liqenit, duke denoncuar se një pjesë e mirë e parkut të liqenit po zhduket. Ai shton se ka nisur ndërtimi i 2 kullave me nga 33 kate secila, brenda Parkut, që nuk kanë as tabelë për të informuar se kush po ndërton.

“Nuk dihet sa leje jane dhene aty. Kane filluar sakaq ndertimin e 2 kullave 33 kateshe brenda Parkut, por nuk i vene tabele se kane hall qe mos te behet zhurme. E gjithe ajo zona mes Gardes dhe Diges po shnderrohet ne nje tmerr te madh betoni. Te dhemb shpirti kur e sheh cfare po bejne aty”shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë

Pas masakres qe i bene Parkut aty tek ish Sheratoni, tani kane filluar te shkaterrojne gjithe pjesen poshte nga Garda deri tek Diga. Jane disa hektare Park qe po zhduken.

Nuk dihet sa leje jane dhene aty. Kane filluar sakaq ndertimin e 2 kullave 33 kateshe brenda Parkut, por nuk i vene tabele se kane hall qe mos te behet zhurme. E gjithe ajo zona mes Gardes dhe Diges po shnderrohet ne nje tmerr te madh betoni. Te dhemb shpirti kur e sheh cfare po bejne aty. Si talebeane.

Ai nuk eshte krim. Aty po behet terrorizem mjedisor, urbanistik, quajeni si te doni. Nderkohe populli sheh cdo dite ne televizor miliona ore kronikash se si Lali po mbjell peme neper Tirane. Dhe me e bukura eshte se ato kronikat paguhen po me parate e popullit.

Po si nuk kane din e iman? 2 meter park ne nje qytet 1 milione banore dhe edhe ate e hengren. Nuk paskan te ngopur.

Nderkohe ky shefi i Spak-ut, kur e pyesin; do lesh ndonje gjurme se te mbaroi mandati duke ngrene buke kot pergjigjet; ah tek dosja e Ilir Metes jam futur vet ne hetim.

Dmth ketij i duket hall i madh nese ka bere apo jo fukslleqe Ilir Meta para 40 vjetesh. Futu dhe tek ndonje dosje e Ahmet Zogut je qe je. Ndalo njehere demet qe behen tani o zoteri, pastaj coje tek History Channel dhe shiko cfare te kesh qejf.

About Redaksia

Check Also

Foto/ Kryebashkiaku i Librazhdit, jo një por dy makina me targa false

S’ka një, por dy makina me targa false. Kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra qarkullon …

Leave a Reply

Your email address will not be published.