Berisha: Rama e di ku është Ervis Martini, pyet Baton Stanishiçin dhe Ymer Çorapen

Nuk ka sektor që ky nuk ka shtrirë tentakulat e veta. Ia morën lojërat e fatit Ervis Martinit dhe tani thotë ku është.
E di vetë ai ku është. Ai ishte biznesmen i lojërave të fatit. Olsi Rama është përfolur si njeriu në hije i lojërave të fatit.
Shko e pyet Baton Stanishiçin dhe Ymer Çorapen se ata e dinë. A nuk shkruajtën ata se është në gjashtë copa në prokurori.
Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thotë se është në gjashtë copa në prokurori.
Do thoni ju, nuk e tha Fuga, por e thanë Fugat e tij. A ka njerëz më të afërt? A nuk ishte Baton Stanishiçi që na thoshte para tre muajsh se Linda është për presidente. Ai nuk e thoshte nga mendja e tij.
Ai është zëdhënës i familjes në këtë formë.
Po kjo çfarë prokurorie është që thuhet se mban një trup me gjashtë copa dhe nuk bën një përgënjeshtrim? Sepse kontrollohet nga Rama.
Nëse është në gjashtë copa, familja njoftohet. Është kod shekullor.

 

About Redaksia

Check Also

Foto/ Kryebashkiaku i Librazhdit, jo një por dy makina me targa false

S’ka një, por dy makina me targa false. Kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra qarkullon …

Leave a Reply

Your email address will not be published.