Eksperti: Kasaphanë grabitjesh në OSHEE, tre vjet që nuk dorëzon bilancet

Eksperti Eduard Elezi, i ftuar në emisionin ‘Këndi i Pano Sokos’ në Syri Tv deklaroi se sektori i energjisë elektrike është keqmenaxhuar dhe abuzuar. Se si bëhen këto vjedhje, eksperti Eduard Elezi tha se forma është blerja afatshkurtër e importeve të energjisë.

Sipas tij qeveria vepron në kundërshtim me ligjin ndërsa shtoi se OSHEE kërkon rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe nuk e kërkon tek enti rregullator, pasi ka 3 vite që s’dorëzon bilancet dhe janë bërë grabitje të mëdha.

“Po të shohim kompanitë, performojnë në mënyrë me dashje keqmenaxhim, në gjuhën popullore, vjedhje në sektorin e energjisë elektrike.

I referohemi bursës hungareze, çdo bursë ka komponentët e vet. Energji javore, mujore, vjeçare. Ka diferenca çmimesh.

Energjinë mujore e merr më lirë se ajo ditore. Por jo gjithë sasitë me energji ditore. I referohen për energji javore ditës kur bursa ka çmimin më të shtrenjtë. Në fund të sasisë që ti blen, i bie të jesh 9 milionë euro abuzim me paranë publike.

KESH ka detyrim ligjor të prodhojë 4.2 teravat. Në vitin më të thatë duhet të prodhojë 3.8. E kam studiuar dhe ndjekur vit pas viti.

Te mishela, me 3 teravatshin, nëse çmimi që merr OSHEE është 1.5 nga KESH, i bie 2.2 lekë. OSHEE kërkon të rrisim çmimin e energjisë elektrike.

Nuk e kërkon tek enti rregullator se ka 3 vjet që s’dorëzon bilancet, i bie që aty është bërë kasaphanë, është grabitur, ka tre vjet që s’dorëzohen bilancet e OSHEE-së dhe sflet asnjë.

Rama vepron në kundërshtim me ligjin. Qytetarët të refuzojnë faturat se s’ka bazë ligjore.”-tha Elezi.

“Syri.net”

About Redaksia

Check Also

Olsi Rama kërcënon SPAK

Olsi Rama ka kërcënuar dje përmes një letre publike direkt SPAK në lidhje me laboratorin …

Leave a Reply