Edhe një deputet i PS në database-n e “Memex”

Një tjetër socialist qarkullon në databazën me të dhëna të publikuar nga hakerat iranianë. Në duart e hakerave ka rënë edhe Luan Duzha, deputeti i Partisë Socialiste.

Përmes një kërkimi të thjeshtë në sistemin e shpërndarë nga hakerat iranianë del edhe emri i Luan Duzhës. Nuk dimë të themi se për çfarë mund të akuzohet Duzha apo se në cilën veprimtari kriminale mund të jetë përfshirë.

Sot hakerat “Homeland Justice” publikuan të dhëna që sipas tyre kanë dalë nga kartoteka e Policisë së Shtetit dhe programit MEMEX. Por çfarë është MEMEX?  MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit. MEMEX mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione. Goditja e sotme nga Homeland Justice e zhbën këtë sistem. Puna e disa viteve të punonjësve të policisë tashmë është e minuar.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply