Akuza pë inkriminim/ Jo vetëm Spiropali, edhe Peleshi e Kodheli në database-n e “Memex”

Në listën e publikuar nga hakerat iranianë të database të sistemit policor MEMEX, përveç ministres Erisa Spiropali dhe deputetit të PS-së Luan Duzha, ndodhen edhe emrat e ministrit Niko Peleshi, përfshirë edhe ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Burimet zyrtare policore instistojnë akoma se lista MEMEX që hakerat pretendojnë të kenë publikuar, nuk është origjinale, duke saktësuar se të dhënat e nxjerra nuk kanë lidhje me databazën e sistemit policor MEMEX.

Grupi i hakerave “HomeLand Justic”e ka publikuar 49 lista me gjeneralitete dhe foto të personave me shtetësi shqiptare, të titulluara “Albanian Suspects”. Në materialet e publikuara, hakerat iraniane pretendojnë se gjenden të dhënat e mbi 105 mijë personave, foto dhe gjeneralitete, të gjithë të dyshuar nga shkeljet më ordinere të ligjit, deri te krimet më të rënda. Sipas HomeLand Justice janë të dhëna të marra nga sistemi MEMEX.

About Redaksia

Check Also

“Daily Mail”: Demokratët kërkojnë hetim për marrëdhëniet e Kushner me Ramën

“Daily Mail” Republikanët kanë shpenzuar gjashtë muaj në hetimin e shkarkimit të Bidenit duke gërmuar …

Leave a Reply