Rama u bojkotua në Strasburg, Meta: Nuk mbulohen skandalet me blofe dhe shfaqje teatrale

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komenton skandalin e Edi Ramës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Në një konferencë për shtyp nga selia e PL, Meta analizoi gjetjet e progres-raportit të KE për Shqpërinë.

Pasi renditi kritikat, Meta tha se Rama u braktis në Strasburg, pas fjalimit që mbajti në KiE. Meta shtoi se liderët e BE i dhanë një mesazh të qartë se sjelljet e tij teatrale nuk mund të fshehin kursin anti-europian të qeverisë dhe skandalet ku është përfshirë.

“Skanimi i të gjithë këtyre problemeve që sapo nënvizova tregon një devijim të qartë për Bashkimin Europian dhe reflektojnë drejtimin anti europian dhe autokratik të kësaj qeverisjeje. Bojkotimi i fundit në Strasburg ishte një mesazh i qartë se bllofet dhe shfaqjet teatrore që ai organizon duke cënuar dhe seriozitetin e institucioneve më të rëndësishme europine nuk mund të mbulojnë kurrsesi kursin e tij aventuresk dhe shmangien nga skandalet ku është përfshirë”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

BIRN: PS kundër hetimit parlamentar të Ilir Beqjas për PPP-të në shëndetësi

Mazhoranca socialiste ka kundërshtuar të premten në Konferencën e Kryetarëve kërkesat e opozitës për ngritjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *