Rindërtimi, banorët në Lezhë në revoltë: Na dhanë shtëpi më të vogla seç kishim

Banorët e Lezhës të cilët përfitojnë apartamete te reja në lagjen Gurra të qytetit, janë shprehur të pakënaqur për hedhjen e shortit. Ata kanë shprehur se kanë marrë banesa më të vogla seç kishin duke akuzuar kryeministrin dhe bashkinë për vjedhjen e metra katrorëve dhe mos përmbushjen e premtimeve.

Hedhja e shortit për shpërndarjen e apartametenve në lagjen Gurra në Lezhë nga procesi i rindërtimit, është shoqëruar me debate mes banorëve të dëmtuar nga tërmeti dhe perfaqesusve të bashkisë. Ata shprehen të irrituar për mënyrën sesi është bërë ndarja e metra katrorëve për frymë.

Banorët protendojnë se nuk kanë përfituar ato metra që kanë patur në certifikatën e pronësisë, ndërsa akzuzojnë bashkinë që po i vjedhin pronën duke mos i llogaritur biznesin që kanë humbur nga tërmeti.

Nënkryetari i bashkisë Lezhë Ermal Pacaj sqaron se pakënaqësite e banorëve do të ndiqen në instancat e tjera jashtë procesit të rindërtimit.

Javën që vjen banorëve pritet që tu dorëzohen çelësat e apartamenteve të reja që janë rindërtuar në lagjen Gurra në Lezhë.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria drejt protestës më të madhe dhe të fuqishme/ Berisha: Nuk do ju zhgënjejmë, ndërkombëtarët…

Shqipëria do të shkojë drejt protestës më të madhe dhe të fuqishme që ka njohur …

Leave a Reply