Berisha i përgjigjet akuzave të Bashës të bëra më herët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ i është përgjigjur edhe akuzave të Lulzim Bashës, të bërë më herët, për lidhje me krimin.

Drejtuesi i emisionit Çim Peka, ka përmendur rastin e Myftar Lumneshin, që sipas gazetarit, Basha e ka përmendur si personazh të krimit. Kreu i PD, është shprehur se, Myftar Lumneshin e njeh që në fëmijërinë e tij, pasi kanë jetuar në të njëjtin fshat.

“Myftar Lumneshi është një biznesmen. Unë e njoh që në fëmijëri atë. Ata kanë qenë kulakë, familje shumë e keqtrajtuar nga regjimi, por familje me dinjitet. Është një familje e njohur në zonë.

Myftar Lumneshi është marrë me biznese. Sali Berisha me gjithë njohjen që kam, nuk i kam kërkuar asnjëherë të sponsorizoj PD. Druaj se Lulzim Basha ta ketë bërë disa herë këtë. Pra ajo ishte një gjë e turpshme. Myftari është më i ri se unë dhe kishte shumë miqësi me Lulzim Bashën. Padiskutim mbështetës i PD dhe të djathtës. Myftari në këtë ndarjen që u bë mes meje dhe Bashës, nuk e mbështeti atë dhe Basha ju vërsul. Në dijeninë time ndaj tij nuk ka asnjë proces.

Unë në tërësi nuk pranoj fonde, nga biznesmenë që kanë fituar në mënyrë të pandershme pasurinë. Ka prej tyre që unë 8 vite në qeveri nuk kanë kërkuar asnjë favor nga Sali Berisha.

Ministrat e mi di që u kanë bërë penalitete këtyre biznesmenëve. Kanë vazhduar punën e tyre pa kërkuar favore nga Sali Berisha. Edhe nëse kanë ardhur unë u kam thënë se nuk bëhet kështu.

Absolutisht Zamir Mane të vetmen gjë që ka kërkuar nga Sali Berisha është fakti se kishte ndërtuar një park logjistik prej 80 mijë metrash katrorë dhe kishte disa familje që kishin banesat aty. Rregulloi çdo gjë, mundësisht vetëm procesin e legalizimit. Parku i tij ishte 80 mijë metrash katrorë dhe nëse Shqipëria ecte ashtu siç ishte, aty bëhej një park i madh.

Ka ndërtuar TEG-un dhe zero kërkesa ndaj meje. Shefqet Kastrati nuk ka shkelë kurrë në zyrën time. Sa për dijeni naftën që injektonte ia kam tatuar me TVSH, naftën në Marinzë”, është shprehur Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pollo: Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet më fort nga politikanët maqedonas e serbë!

Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet edhe më fort nga politikanët e aktorët publikë maqedonas …

Leave a Reply

Your email address will not be published.