Kuotat e ulëta në universitetin “Ismail Qemali”, PD Vlorë: Këmbanë alarmi!

Reagim i PD Vlorë

Sot në universitetet shqiptare nisi viti i ri akademik 2022- 2023.

Uroj studentët e pedagogët në këtë fillim viti, por insistoj në shqetësimin, që ka të bëjë me mungesën e studentëve dhe rrezikun e mbylljes së shumë degëve e programeve akademike.

Shqetësimi është për gjithë universitetet shqiptare, por theksoj se Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë këtë vit të ri akademik po e nis me rreth 55% të kuotave të regjistrimit të studentëve të plotësuara.

Shifrat janë të përafërta, sepse nuk janë publikuar zyrtarisht, por gjithsesi kjo shifër, megjithëse ka ende disa ditë për t’u përmbyllur faza e tretë e regjistrimeve, është shifra më e ulët e studentëve të regjistruar në programet e studimit në vitet e fundit.

Degë të universitetit “Ismail Qemali”, si: mësuesia, fizika, kimia dhe matematika janë në kuota minimale të regjistrimit të studentëve duke rrezikuar mbylljen.

Dhe kjo është një këmbanë alarmi, e cila në rast se nuk merr zgjidhje do të ketë pasoja në dekadën e ardhshme.

About Redaksia

Check Also

“Ai ka kapacitet të përballet vetë”, Rama shet vëlla Olsin?

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe akuzat e bëra ndaj reportazhit të RAI 3 ndaj …

Leave a Reply